Art&Argëtim

Ermali prish syrin e keq! Në krah të Elvana Gjatës rrëzohet në tapetin e kuq (VIDEO)

19 Maj 2019, 15:01 Nga DOSJA
Ermali prish syrin e keq! Në krah të Elvana Gjatës rrëzohet

FRANCË– Pjesë e “Festivalit të Kanës” kanë qenë dhe aktorët e filmit “Dy gisht mjaltë”, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. Suksesi i produksionit vazhdon të jetë i vrullshëm, dhe pritet që filmi të transmetohet në disa vende të botës duke përmendur Italinë, Greqinë, Anglinë dhe Amerikën. “Dy gisht mjaltë” vazhdon të jetë filmi më i ndjekur në kinematë shqiptare dhe po e shtrin suksesin përtej kufijve.

Por, gjatë parakalimit në tapetin e kuq, në krah të Elvana Gjatës, e cila dukej mahnitëse me një fustan vezullues, Ermali e zbehu magjinë e këngëtares. Duke ngjitur shkallët drejt suksesit, ai është penguar keq dhe ka rrezikuar të rrëzohej.

Vetë aktori i humorit e ka publikuar këtë skenë mbi të cilën shkruan:

“Hajt për hajër me nai çmim ishalla.. “Dy gisht mjaltë” së shpejti edhe në Angli, Itali, Greqi dhe Amerikë.( E bëra vetë rrëzimin për synin e keq).”– shkruan Ermal Mamaqi bashkëngjitur videos së postuar.

 

 

Hajt për hajër me nai çmim ishalla…? @2gishtmjaltë @elvanagjataaaa #cannesfestival Së shpejti edhe në Angli,Itali,Greqi dhe Amerikë. (E bëra vetë rrëzimin për synin e keq?)

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata ermal mamaqi festivali i kanës rrezohet elvana gjata ermal mamaqi festivali i kanës rrezohet

Sondazh

Poll