Art&Argëtim

1 vit më parë Eleni deklaroi origjinën shqiptare, por ekrani i Eurovision 2019 na befasoi me atë që shkruajti

19 Maj 2019, 00:12 Nga DOSJA
1 vit më parë Eleni deklaroi origjinën shqiptare, por ekrani i

IZRAEL– Një performancë e fuqishme në skenën e Eurovision 2019 ishte edhe dueti i këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Ajo bëri një paraqitje të veçantë, me një veshje ndryshe, punuar me detaje rrjete dhe yje që mbulonin vetëm pjesët intime, duke mos i lënë vend imagjinatës.

Por, përveç prezantimit të saj dinjitoz, ajo që ra në sy ishte dhe një fakt mbi origjinën e saj, i shkruar në ekranin e Tel Aviv. Sipas ‘MyHaritage’ që është një kompani që realizon testin e ADN-së  për të zbuluar origjinën, rrënjët familjare, Eleni ka rezultuar 68.9 % me origjinë nga Greqia dhe nga Italia e Jugut.

“Fakt familjar nga Eurovision. Rezultatet nga ‘My haritage’ të Eleni tregojnë se ajo është 68.9 % nga Greqia dhe Italia e Jugut.”- është shkruar në ekranin e Eurovision 2019 gjatë performancës së këngëtares që përfaqëson Qipron.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eleni foureira italiane origjina shqiptare eleni foureira italiane origjina shqiptare

Sondazh

Poll