Art&Argëtim

Zonjat e njohura të filmit ‘Dy gisht mjaltë’ i kthehen ‘keq’ Jonida Vokshit, ja përse

18 Maj 2019, 22:03 Nga DOSJA
Zonjat e njohura të filmit ‘Dy gisht mjaltë’ i kthehen

TIRANË– Aktorja dhe moderatorja bukuroshe e skenës shqiptare, Jonida Vokshi u shfaq në “Xing me Ermalin” me një lajm shumë të bukur. Së shpejti aktorja do të kurorëzojë dashurinë e saj me producentin kosovar, Besniki Krapi (Lexo këtu).

Në një lojë të realizuar nga stafi i emisionit, Jonida u vëndos përballë një jurie ku merrnin pjesë tre zonja të publikut që kanë aktruar një pjesë të vogël, të njohur nga filmi “Dy gisht mjaltë”. Ata kanë marrë pjesë në film në pjesën ku vleresonin Elvana Gjatën si nuse për shtëpi. Pyetjet pikante, drejtuar aktores ishin më së shumti për marrëdhënien vjehërr-nuse.

Ermal Mamaqi pyeti Jonida Vokshit nëse do ta puthte bashkëshortin në sy të vjehrrës dhe vjehrrit, por përgjigja e aktores nuk i pëlqeu aspak zonjave të caktuara si juri, për të vlerësuar përgjigjen.

Jonida Vokshi: Do e puth burrin sepse puthja tregon dashuri, dhe normalisht ku ka dashuri ka lumturi.

Një nga zonjat e jurisë: Është dhoma për çiftet.

Ata e kanë votuar Jonidën me pak pikë, duke mos qenë dakord me përgjigjen e saj. Megjithatë e gjithë situata ishte edhe me pak humor brenda, pavarësisht se brezi i zonjave në fjalë nuk përputhen me idetë e brezit të sotëm dhe këtë e treguan qartë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gisht mjaltë jonida vokshi puthje vjehrra dy gisht mjaltë jonida vokshi puthje vjehrra

Sondazh

Poll