Shitja e energjisë në tregun e lirë, KESH arkëton rreth 27 milionë euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka zhvilluar disa dhjetëra procedura shitjeje energjie në katër muaj të këtij viti, duke arkëtuar rreth 27 milionë...
Sektori bankar ristrukturoi 23 miliardë lekë ose rreth 186 milionë euro kredi vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shumica e ristrukturimeve, rreth 21 miliardë lekë u kryen në gjysmën e dytë të vitit. Në pjesën më të madhe të rasteve, ristrukturimi është realizuar me kërkesë të klientit dhe volume më të mëdha i takojnë bizneseve, me rreth 90% të vlerës së kredisë totale të ristrukturuar gjatë vitit.
Nga sektorët e ekonomisë sipas llojit të aktivitetit, sektori i industrisë është ai që ka paraqitur kërkesën më të lartë për ristrukturim kredish. Bizneset kredimarrëse nga sektori i industrisë kanë ristrukturuar rreth 11% të stokut të përgjithshëm të kredisë ose sa rreth 40% e gjithë vëllimit të kredive të ristrukturuara nga sektori bankar gjatë periudhës. Gjatë vitit 2020, sektori i industrisë ishte një nga sektorët me rënien më të fortë të prodhimit dhe me kontributin më të madh në tkurrjen e ekonomisë vendase. Rënia me 6% e prodhimit të sektorit të industrisë ka ndikuar edhe në uljen e aftësisë paguese të bizneseve kredimarrëse në këtë sektor.
Viti 2020 rezultoi i vështirë edhe për sektorët e turizmit dhe të tregtisë. Të dy këta sektorë kanë regjistruar tkurrje në krahasim me vitin e kaluar dhe efekti i rënies ekonomike është pasqyruar edhe në ecurinë e kredisë për këta sektorë. Kredia e ristrukturuar për këta sektorë ishte rreth 6 miliardë lekë ose sa një e katërta e kredisë së përgjithshme të ristrukturuar gjatë vitit.
Efekti negativ i pandemisë është vënë re në mënyrë të veçantë në ecurinë e kredisë për sektorin e turizmit:11% e stokut të kredisë së dhënë për këtë sektor i është nënshtruar ristrukturimit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 75% e kredisë së ristrukturuar ishte në valutë të huaj.
Format kryesore të ristrukturimit të përdorura nga bankat ishin zgjatja e afatit të maturimit, kapitalizimi i interesit ose kamatvonesave, ndryshim i principalit dhe caktimi i një periudhe vonese për principalin ose interesin e kredisë. Mbi 60% e kredisë së ristrukturuar është kryer në formën e zgjatjes së afatit të maturimit, ndërsa pjesa e mbetur është kryer nëpërmjet formave të tjera.
Ristrukturimi i kredive për subjektet e prekura nga efektet e pandemisë u mbështet edhe nga masat e përkohshme lehtësuese të Bankës së Shqipërisë. Këto masa i lejuan bankat të mos riklasifikonin me një status të përkeqësuar kreditë e ristrukturuara, me qëllim mbështetjen e klientëve në vështirësi të përkohshme. Këto masa ishin në fuqi deri në fund të muajit mars 2021. Vlera totale e kredisë së ristrukturuar përllogaritej sa rreth 3% e portofolit të total të kredisë për ekonominë në fund të vitit 2020. Rrjedhimisht, edhe me shfuqizimin e masave lehtësuese nuk pritet një ndikim shumë i madh i këtij segmenti të portofolit në ecurinë e raportit të kredive me probleme.
MONITOR
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka zhvilluar disa dhjetëra procedura shitjeje energjie në katër muaj të këtij viti, duke arkëtuar rreth 27 milionë...
Prej vitit 2016 kur u miratua ligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” që mbikëqyret nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasur...
Kriza ekonomike që solli pandemia ka goditur më shumë biznesin e vogël.Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare të bizneseve në gjysmën ...
Shpenzimet e shqiptareve për prona jashtë vendit po rriten me shpejtësi viti pas viti duke treguar se një pjesë e fitimeve dhe kursimeve që gjenerohen brenda ve...
Tregjet e punës po funksionojnë, por gjithashtu po ndryshojnë. Tregjet e punës e kanë përballuar Covid-19 më mirë sesa pritej. Por ato kanë ndryshuar, shkruan T...
TIRANË– Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Në të gjitha kishat ortodokse të vendit,...
Vitin e kaluar, prodhimi i vajit të ullirit u rrit ndjeshëm. Përpunuesit kryesorë pohuan se në treg pati mbiprodhim, por paralajmërojnë përsëritjen e situatës k...
Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit, duke u bërë e para në historinë e demokracisë që merr tre mandate radhazi. Pas tetë vitesh me luhatje ekonomike,...
Dritës iu deshën shumë vite përpara se ta denonconte bashkëshortin e saj për dhunë. Nëna e katër fëmijë nga Bulqiza, kujton se dhuna e bashkëshortit, kryesisht ...
TIRANË- Mohamed Alabbar, themeluesi i kompanisë EMAAR ka folur në një intervistë për CNN ku flet për investimin prej 2 miliar...