Art&Argëtim

Julian Deda u përgjigjet komentuesve: Kam për detyrë të mbroj vlerat e familjes

18 Maj 2019, 19:28 Nga DOSJA
Julian Deda u përgjigjet komentuesve: Kam për detyrë të

Ndikuar nga marshimi i aktivistëve të komunitetit LGTBI në Tiranë, aktori i njohur, Julian Deda përmes një postimi në Instagram ka publikuar një foto ku shprehte hapur mendimin e tij për këta aktivistë të cilët sipas tij protestojnë dhe ngrihen për hii gjë, sepse ët drejtat e tyre nuk jua ndalon askush.  Mirëpo ky postim nuk iu ka pëlqyer aspak ndjekësve të tij, të cilët menjëherë i kanë komentuar të revoltuar dhe irrituar. (Lexo këtu)

Pas gjithë mllefit të komentuesve në postimin e Dedës, ai iu kthen përgjigje me një tjetër postim, ku shkruan:

“Mendoni…pak. 
Sot hodha nje status/mendim ose qendrim personal mbi nje aktivitet te pervitshem, qe zhvillohet ne Tirane. Behet fjale per nje parade, ne te cilen marshojne disa njerez dhe kerkojne disa te drejta, qe ne fakt askush, madje as ligji nuk ja ndalon. 
Ketu qendron edhe kleçka e gjithe ketij reagimi. Si mund te kerkosh diçka qe e ke dhe nuk ta ndalon njeri ta kesh? Pse? Kjo behet, jo sepse diskriminohen por sepse shfrytezohen keto medemek kauza per te marre ca lek nga ato organizata, me mbeshtetjen e te cilave globi shkoi drejt shthurjes. 
Komentet ne postimin tim ishin pafund (mund t’i lexoni), sigurisht ishin me mua te gjithe te vertetet, ndersa kunder meje te gjithe profilet fallco, qe per fat te mire ishin aq pak sa nuk ja vlen te merresh por sa per t’i respektuar po i them diçka. 
Une nuk kam nevoje per vemendje mediatike, sepse ka 15 vjet qe e kam. S’kam nevoje as per vota deri ne momentin kur te kandidoj per diçka. Nuk kam nevoje as per like ne instagram por e kam detyrim genetik, moral dhe social te mbroj dhe te promovoj vlerat e nje familje normale, te shendoshe dhe tradicionale, sidomos kur shoh qe dikush perpiqet te promovoje te kunderten. Madje sot me shume se kurre duhet mbrojtur familja, si e vetmja qelize qe po i reziston akoma ketij tranzicioni politiko-social, qe s’ka te mbaruar ne kete vend. 
Mendoni pak…dhe ja kalofshi bukur.”– shkruan Jul Deda nw pwrgjigjen e tij.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz julian deda parada e lgbti pergjigjet aktori julian deda parada e lgbti pergjigjet aktori

Sondazh

Poll