Art&Argëtim

Nata finale e Eurovision 2019/ Surprizat e performancave dhe detajet që na presin sot nga skena e Tel Aviv

18 Maj 2019, 15:27 Nga DOSJA
Nata finale e Eurovision 2019/ Surprizat e performancave dhe detajet që na

IZRAEL- Një natë pasi, Jonida Maliqi u ngjit në skenën magjike me performancën e saj dhe interpretimin dinjitoz në Tel Aviv, ku “Ktheju tokës” u shpall finaliste, emocionet kanë filuar të ndihen, pasi vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovsion 2019.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë ka shpërthyer në gjuhën shqipe, muzikën e gjallë dhe plot emocion. (Lexo këtu)

Kjo natë do të ketë disa momente kulmore. Organizatorët e festivalit kanë ftuar të performojë dhe mbretëreshën e pop-it, Madonna, e cila ka nisur përgatitjet në skenën e madhe. Ndërkohë në skenë do të rikthehet edhe Conchita që do të performjë këngën “Heroes” të Måns Zelmerlöw, i cili çoi kupën në Suedi në vitin 2015.

Måns do të performojë performoi “Fuego” të Eleni Foureirës, që zuri vendin e dytë vjet. Ndërsa Eleni do të ndezë skenën me “Dancing Lasha Tumbai” të Verka Serduchka. Verka do të përmbyll këtë segment me këngën fituese të Izraelit, “Toy.”

Në natën finale, Shqipëria do të konkurrojë e dyta në rradhë, menjëherë pas Maltës, e cila do të çelë finalen e festivalit në Tel Aviv.

Sipas renditjes, ja si do të perfromojnë shtetet finaliste.

Malta – Michela me Chameleon

Shqipëria – Jonida Maliqi me Ktheju tokës

Czech Republic – Lake Malawi me Friend of a Friend

Germany – S!sters me Sister

Russia – Sergey Lazarev me Scream

Denmark – Leonora  me Love Is Forever

San Marino – Serhat me Say Na Na Na

North Macedonia – Tamara Todevska  me Proud

Sweden – John Lundvik me Too Late For Love

Slovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi

Cyprus – Tamta me Replay

The Netherlands – Duncan Laurence me Arcade

Greece – Katerine Duska me Better Love

Israel – Kobi Marimi me Home

Norway – KEiiNO me Spirit In The Sky

United Kingdom – Michael Rice me Bigger Than Us

Iceland – Hatari me Hatrið mun sigra

Estonia – Victor Crone me Storm

Belarus – ZENA me Like It

Azerbaijan – Chingiz me Truth

France – Bilal Hassani me Roi

Italy – Mahmood me Soldi

Serbia – Nevena Božović me Kruna

Switzerland – Luca Hänni me She Got Me

Australia – Kate Miller-Heidke me Zero Gravity

Spain – Miki me La Venda

Spektakli do të mbahet këtë mbrëmje më 18 maj, në orën 21:00 dhe si gjithmonë, do të sillet publikun shqiptar në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Për të parë Live Eurovision 2019 në Youtube klikoni këtu

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision jonida maliqi shqiptaret ne eurovision tel aviv 2019 eurovision jonida maliqi shqiptaret ne eurovision tel aviv 2019

Sondazh

Poll