Art&Argëtim

Kuptimi i veçantë i emrit që Kim Kardashian zgjodhi për djalin (Foto)

18 Maj 2019, 14:45 Nga DOSJA
Kuptimi i veçantë i emrit që Kim Kardashian zgjodhi për

Pak ditë më parë, Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpritën në jetë djalin e tyre të dytë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe reperi u bënë prindër për herë të katërt, ashtu siç ndodhi me vajzën e vogël, Chicago qk erdhi në jetë me një nënë mbartëse.

Një javë më vonë, Kim zbuloi edhe emrin e bebit,  i cili do të quhet Psalm.

“Me ardhjen e fëmijës tonë të 4-ët, jemi më shumë se të bekuar. Kemi gjithçka që na duhet!”-shkruan Kim në mesazhin që i dërgon Kanye-s.

Por çfarë kuptimi ka emri Psalm?

“Kanye po kalon nëpër një ringjallje shpirtërore kohët e fundit. Çdo emër ka një kuptim që është personal midis Kanye-s, Kim-it dhe fëmijës. Psalm-i është një reflektim i gjendjes shpirtërore të Kanye-s dhe Kim. Në hebraisht Psalm do të thotë këngë.” – tha një burim i afërt me reperin për “PEOPLE”, duke shtuar se babi krenar kishte disa ide për emrin javë më parë para se Psalm të vinte në jetë më 10 maj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fëmija i katërt kanye west kim kardashian fëmija i katërt kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll