Art&Argëtim

Rikthimi i grupit “Ritfolk”/ Kantautori jep detajet nga koncerti i parë

18 Maj 2019, 13:46 Nga DOSJA
Rikthimi i grupit “Ritfolk”/ Kantautori jep detajet nga koncerti i

Një nga grupet më të pëlqyera nga publiku i viteve ’90 ka qenë padyshim edhe grupi muzikor, ‘Ritfolk’.

Anëtari i grupit, njëkohësisht edhe kantautori, Altin Goci në një prononcim për Newsbomb.al ka treguar se rikthimi i grupit vjen për shkak  të kërkesave të fansave, miqve dhe nostalgjikëve të muzikës së tyre.

“Kishim kohë që mendonim një reunion, më së shumti si kërkesë e fansave, miqve dhe nostalgjikëve të grupit tonë. Menduam që është një domosdoshmëri për të risjellë një muzikë bio në tregun muzikor omgj. Fillimisht do të mbajmë një koncert në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera. Finalizimi i koncertit erdhi si mbështetje e Bashkisë së Tiranës. Koncerti i parë do të mbahet në Tiranë në datën 8 qershor”,- tregoi kantautori i grupit, Altin Goci.

Ai zbuloi edhe arsyen pse grupi u nda në vitet 1997.

“Si shumë grupe muzikore dhe ne kishim mosmarrëveshjet tona më së shumti konceptuale të grupit. Përkoi edhe me atmosferën e 97-ës. Tani jemi të fokusuar te koncerti. Ky koncert do risjellë të gjitha këngët e albumit ‘Drejt fatit tim’ të risjella në kohë, si dhe këngët tona të krijuara veçmas”, – u shpreh kantautori Goci.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture grupi ritfolk kantautori i ritfolk rikthimi i ritfolk grupi ritfolk kantautori i ritfolk rikthimi i ritfolk

Sondazh

Poll