Art&Argëtim

Pak orë para finales së Eurovizion, Jonida Maliqi merr dhuratën e veçantë

18 Maj 2019, 11:40 Nga DOSJA
Pak orë para finales së Eurovizion, Jonida Maliqi merr dhuratën e

IZRAEL- Pas kualifikimit nga gjysmëfinalja e dytë e Eurovizion, Jonida Maliqi me siguri ka marrë shumë dhurata nga miq e familjarë, por kjo do të jetë padyshim një nga më të veçantat.

Kanë qenë pikërisht, njerëzit më të ngushtë të familjes së saj, e ëma Arta, motra e saj, mikesha, Jona Hadëri dhe disa nga bashkëpunëtorët më të mirë të Jonidës që e kanë surprizuar pikërisht kur ajo nuk e priste.

Ata kanë shkuar në Tel Aviv dhe kanë vendosur që të jenë pranë saj në momentet emocionuese që ajo ka pasur në karrierën e saj si artiste.

Mes miqsh të ngushtë, familjarët e bashkëpunëtorët më të mirë, artistja do ta ketë më të lehtë çdo emocion dhe eksperiencën në skenën e madhe të finales së Eurosong 2019.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision eurovision 2019 jonida maliqi shqiptaret ne eurovision eurovision eurovision 2019 jonida maliqi shqiptaret ne eurovision

Sondazh

Poll