Ekonomi

Konkurrenca: Katër bankat e mëdha i kanë ulur interesat dhe komisionet

29 Prill 2021, 07:25 Nga DOSJA
Konkurrenca: Katër bankat e mëdha i kanë ulur interesat dhe

Pas publikimit në Monitor.al të konkluzioneve të vendimit në fjalë, për mbylljen e hetimit ndaj bankave, me disa kushte dhe detyrime, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur ditën e mërkurë në dispozicion edhe një vendim tjetër, të marrë muajin e kaluar, por që nuk ishte bërë ende publik.

Vendimi i muajit mars, “Mbi monitorimin e vendimit nr. 723, datë 17.11.2020”, arrin në përfundimin se “bankat kanë miratuar ndryshime në norma interesi për depozitat, kreditë dhe komisionet e shërbimeve në përputhje me kushtet dhe detyrimet e përcaktuara në vendim dhe të painfluencuara nga vendimmarrja e Komisionit të Konkurrencës”.

Sipas AK, aktiviteti i bankave ka reflektuar kushtet e tregut vendas dhe ndërkombëtar si dhe politikat konkurruese të bankave pas monitorimit të tregut dhe komunikimit me bankat, ky institucion i vlerëson të përmbushura detyrimet e vendosura në vendimin e muajit nëntor dhe që erdhën si rezultat i hetimit të thelluar të shërbimeve dhe produkteve bankare.

Në përfundim të hetimit, AK pati vendosur detyrimin e Bankës Raiffeisen, Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Credins dhe Bankës Intesa Sanpaolo për të rishikuar drejt uljes brenda një viti nga marrja e vendimit komisionet e shërbimeve bankare për produktet e depozitave, kredive si dhe për shërbimet e transfertave e pagesave; gjithashtu, ato duhet të ndryshojnë normat e interesit për produktet depozita dhe kredi me synim ngushtimin e marzhit midis normave respektive. Nga hetimi i thelluar i tregut të shërbimeve dhe produkteve bankare, ka rezultuar se tregjet me nivelin më të lartë të përqendrimit janë tregu i llogarisë rrjedhëse, tregu i kredisë konsumatore, tregu i kredisë kufi (overdraft), tregu i transfertave bankare hyrëse dhe tregu i transfertave bankare dalëse.

Të vetmet rekomandime që AK ka lënë në fuqi në vendimin e muajit mars janë eliminimi i kostove penguese, duke lehtësuar lëvizshmërinë e klientit mes bankave, si edhe zgjerimin e gamës së shërbimeve dhe produkteve nëpërmjet platformave dixhitale. Gjithashtu, AK vendosi sërish monitorimin e sjelljes së Bankës Raiffeisen, Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Credins dhe Bankës Intesa SanPaolo për një periudhë 12 mujore nga marrja e vendimit. /E.Shehu

Monitor

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi autoriteti i konkurences bankat ulin interesin autoriteti i konkurences bankat ulin interesin

Sondazh

Poll