Art&Argëtim

Silva Gunbardhi prek me fjalët për babain e ndjerë: Kishte probleme me shtyllën kurrizore, gëzon ende respekt

18 Maj 2019, 08:56 Nga DOSJA
Silva Gunbardhi prek me fjalët për babain e ndjerë: Kishte

TIRANË- Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi pasditen e djeshme ka qenë e ftuar tek ‘Rudina’, ku edhe ka folur për karrierën e saj muzikore.

Për videoklipin e saj më të ri me titull ‘Babai’, Silvia ka treguar edhe për marrëdhënien e saj me babanë e saj të ndjerë.

‘Marrëdhënia ime me babanë ka qenë shumë e ngushtë. Babai ka qenë shoku im i parë, ka qenë një figurë autoritare, por edhe shumë e butë. Babai im ende gëzon reputacion ende në qytetin e Vlorës, në vendin ku ka punuar dhe kjo e bënte atë autoritar në sytë e mi, por edhe shembull për t’u ndjekur. Ne në Vlorë kemi pasur një shtëpi shumë të vjetër, çfarë ishte jashtë binte brenda. Nuk kam për ta harruar momentin kur babai im ishte në momentet e fundit të jetës dhe ishte i shtrirë në një krevat që unë e kisha blerë me rrogën time të parë kur punoja në teatrin “Petro Marko”. Duke qenë se ai kishte probleme me shtyllën kurrizore sepse qëndronte shtrirë i thashë të flinte në atë krevat. Iu bë qejfi, por nuk më tha po në moment. Kur u shtri aty pashë në sytë e tij sikur u lehtësua. vështrimin e tij. Në atë kohë nuk kishim shumë mundësi, por kemi qenë familje që gëzonim respekt dhe këtë e kam vlerësuar. Babai na ka rritur me shembull shumë të mirë, respektin nuk e bën paraja. Kujtoj shëtitjet me motor me babanë tim, ai më ka mësuar të mos kem frikë. Mbaj mend që kur unë nuk merrja nota të mira, ai mërzitej. Pasi humbëm babanë, unë nëna dhe vëllai im u zhvendosëm në Tiranë’, tha Gunbardhi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz silva gunbardhi silva gunbardhi

Sondazh

Poll