Art&Argëtim

Historiani publikon foton e vitit 1982: Enver Hoxha dhe nipërit e tij kënaqeshin me erën e gjakut

17 Maj 2019, 17:00 Nga DOSJA
Historiani publikon foton e vitit 1982: Enver Hoxha dhe nipërit e tij

TIRANË- Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar sot një foto të diktatorit Enver Hoxha, që është nën shoqërinë e nipërve të tij dhe djali, teksa shijon vrasjen e katër derrave.

Sipas Dervishit fotoja është e vitit 1982 dhe sipas tij të gjithë kënaqen me erën e gjakut, të gjuetisë së tyre. Ai shton se në foto janë tre breza të një dere që janë duke shijuar katër derrat e vrarë që i kanë para syve.

Era e gjakut. Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra (?) të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut”, shkruan Dervishi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur diktatori me djalin dhe niperit enver hoxha era e gjakut gjuetia e derrave kastriot dervishi diktatori me djalin dhe niperit enver hoxha era e gjakut gjuetia e derrave kastriot dervishi

Sondazh

Poll