Art&Argëtim

Historia e familjes Manson/ E gjithë krijimtaria artistike mbi historinë e Charles Manson

17 Maj 2019, 15:50 Nga DOSJA
Historia e familjes Manson/ E gjithë krijimtaria artistike mbi

Viti 2019 shënon 50 vjet që nga vrasjet e Tate-LaBianca, vrasja e tmerrshme e kryer nga anëtarët e familjes Manson më 9 gusht 1969, që mori jetën e pesë njerëzve në Los Angeles dhe solli Charles Manson e familjen e tij në vëmendjen e publikut.

Pesë dekada më vonë nga ngjarja, tre filma janë publikuar dedikuar kësaj historie. ‘Once Upon A Time in Hollywood’ nga Quentin Tarantino, ‘Charlie Says’ nga Harron dhe ‘The Haunting of Sharon Tate’ nga Daniel Farrands.

Filmi ‘Once Upon a Time in Hollywood’ me regji të Quentin Tarantino, bën një rikthim në Los Angelos-in e viteve 1969. Ky është filmi i nëntë i regjisorit Tarantino, i cili e ka zhvendosur gjithë skenarin në vitin 1969, ku ne takojmë dyshen e suksessshme të Holywoodit, Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio, ku rrëfehet odiseja e tyre në përpjekje për të bër emër në industrinë e filmit.

Filmi është bazuar në historinë reale të familjes Manson, një kult i viteve ’69 në Kaliforni, të cilët bënin një jetë të shthurur, nën efektin e drograve, e ku nuk mungonin krimet.

Krijimtaria artistike është bazuar në këtë histori dhe ka sjellë për publikun prodhime të ndryshme në televizion, kinema apo libra.

Filmat: I Drink Your Blood (1970), Helter Skelter (1976), The Book of Manson (1989), Summer Dreams: The Story of the Beach Boys (1990), The Manson Family (2003), Manson Family Vacation (2015), Manson’s Lost Girls (2016).

Dokumentarët: Manson (1973), The Six Degrees of Helter Skelter (2009), Old Man (2012), Life After Manson (2014).

Seriale televizive: “Merry Christmas, Charles Manson!” (1998), Aquarius (2015–2016), American Horror Story: Cult (2017), Mindhunter (2017–present).

Librat: Dead Circus (2003), Jesus Coyote (2008), The Girls (2016), American Girls (2016), Manson: The Life and Times of Charles Manson (2013) etj.

Burimi: Vulture

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture charles manson familja manson quentin tarantino charles manson familja manson quentin tarantino

Sondazh

Poll