Art&Argëtim

‘Ktheju Tokës’ u kualifikua në finalen e Eurovizion, Jonida Maliqi: Bëra atë për të cilën marrë frymë

17 Maj 2019, 13:00 Nga DOSJA
‘Ktheju Tokës’ u kualifikua në finalen e Eurovizion,

IZRAEL- Mbrëmë të gjithë shqiptarët u  lumturuan nga kualifikimi i Shqipërisë në finalen e Eurovizionit.

Performanca live i këngës përfaqësuese  “Ktheju Tokës” shpalli Shqipërinë finalisten e tretë të mbrëmjes.

Pas natës me emocion dhe sukses, Jonida ka disa fjalë për të thënë për kualifikimin e kësaj mbrëmje, por edhe për finalen e madhe të së shtunës.

“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë”. Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugetim, edhe kur dëgjoja në kor fansat evropianë që këndonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova. Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania!Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës. Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin, por edhe me njëri-tjetrin. U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse! Ju dua shumë, shihemi në finale”,-ka shkruar Jonida në Instagram.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision 2019 jonida maliqi ktheju tokës shqiptaret ne eurovision eurovision 2019 jonida maliqi ktheju tokës shqiptaret ne eurovision

Sondazh

Poll