Art&Argëtim

Krahasohemi me Maqedoninë e Veriut, por ja ç’ndodh në mesnatë për kualifikimin në finale. Shqipëria asnjë reagim për

17 Maj 2019, 12:36 Nga DOSJA
Krahasohemi me Maqedoninë e Veriut, por ja ç’ndodh në

IZRAEL- Tel Aviv priti në skenën e madhe të Eurovision gjysmë finalen e dytë për festivalin e muzikës europiane. 18 këngëtarë performuan në skenën madhështore dhe juria zgjodhi 10 këngët e tjera finaliste të këtij edicioni.

Në gjysmëfinalen e dytë 10 shtetet që u kualifikuan në finale janë: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. (lexo këtu)

Flamuj të shumtë shqiptarë u valvitën në arenë për të mbështetur këngëtaren shqiptare, por askush nuk uroi apo përgëzoi Jonida Maliqin dhe përfaqësuesit e Sghqipërisë në Tel Aviv.

Ndryshe nga Shqipëria, Kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev, krenar për kualifikimin e këngës përfaqësuese të Maqedonisë së Veriut në finale ka uruar me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, këngëtaren Tamara për performancën magjike me këngën ‘Proud’.

“Maqedonia e Veriut kualifikohet në finalen e madhe të Eurovision. Tamara jonë ecën përpara me ‘Proud’. Kjo muzikë bëri krenarë të gjithë popullin maqedonas me gjithë Ummah tonë kudo në botë.”– shkruan Zaev në postimin e tij.

Video nga performanca në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision 2019 jonida maliqi maqedonia e veriut zoran zaev eurovision 2019 jonida maliqi maqedonia e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll