Ekonomi

Indeksi i Tranzicionit të Energjisë, Shqipëria renditet e 25-ta!

22 Prill 2021, 05:11 Nga DOSJA
Indeksi i Tranzicionit të Energjisë, Shqipëria renditet e 25-ta!

Shqipëria dhe Kroacia ja dolën që të ishin dy vendet me progresin më të madh sa i takon Indeksit të Tranzicionit të Energjisë duke u renditur respektivisht në vendin e 25-të dhe të 23-të mes 115 vendeve në botë.

Shqipëria kishte 66.4 pikë duke u rritur me 5.26 pikë në raport me të njëjtin indeks të një viti më parë publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Ndërkohë që Kroacia nga ana tjetër shënoi 66.6 pikë me një përmirësim 3.46 pikë në raport me indeksin e 2020-ës. Mali i Zi nga ana tjetër kishte 60.1 pikë me një rritje prej 4.83 në raport me një vit më parë kurse Serbia ishte e 84-ta në listën e renditjes me një përmirësim nga indeksi paraardhës me vetëm 1.69 pikë. Bosnjë-Hercegovina u rritur gjithashtu në renditje këtë vit duke kaluar në vendin e 98 nga ai i 103 që mbante më parë.

Raporti Indeksi i Tranzicionit të Energjisë këtë vit merr në analizë një periudhë 10 vjeçare nga viti 2012 kur është publikuar për herë të parë dhe jep një panoramë të qartë për mënyrën sesi kanë ecur vendet në të gjithë botën. Ky indeks merr parasysh tre aspekte që lidhen me sigurinë e energjisë dhe aksesin, zhvillimin ekonomik dhe rritjen si dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Shqipëria gjatë vitit të shkuar por edhe gjatë këtij viti ka pasur një fokus të veçante në projekte të lidhura me energjinë dhe ndër të tjera mund të renditen dy parqet fotovoltikë në Karavasta dhe Spitallë, po kështu marrëveshja për vënien në punë të Termocentralit të Vlorës apo marrëveshja tjetër për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

Raporti i Tranzicionit në Energji merr parasysh investimet që janë bërë nga vendet në funksion të sigurimit të energjisë duke ruajtur balancat e natyrës dhe ndotjes në një përpjekje për ndryshimet klimatike dhe minimizimin e ndikimeve të saj.

Raporti gjithashtu vë në dukje se investimet vjetore globale në tranzicionin e energjisë tejkaluan 500 miliardë dollarë për herë të parë në vitin 2020, pavarësisht nga pandemia COVID-19, pasi numri i njerëzve akses në energji elektrike ka rënë gjatë dekadës së kaluar në më pak se 800 milion , nga 1.2 miliardë në 2010.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi energji elektrike monitor energji elektrike monitor

Sondazh

Poll

Ekonomi 21 Prill 2021, 06:20

Marsi 2020 ishte muaji i parë ku ekonomia vendase u përball me pasojat e karantinës së brendshme dhe europiane, ndërsa eksportuesit vuajtën ndërprerjen e menjëh...