Art&Argëtim

Bëri ‘gurgulenë’ në media/ Rikthehet Xhisiela Maloku, për kë e ka dedikimin e ndjerë (Foto)

17 Maj 2019, 06:57 Nga DOSJA
Bëri ‘gurgulenë’ në media/ Rikthehet Xhisiela Maloku,

TIRANË– Disa muaj bujës mediatike dhe polemikave të shumta që shkaktoi, rikthehet Xhisiela Maloku.

Në rrjetin e saj social Instagram, Xhisiela ka postuar një foto “selfie” të saj.

Mbi foto, ish-e dashura e djalit të deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rrajës shkruan: A të merr malli për mu?

Në foto, Xhisiela Maloku nuk ka etiketuar asnjë person duke lënë të paqartë se cili është personi të cilit ia dedikon këtë postim. Mos vallë ka ndodhur një rikthim me Rexhep Rrajës? Apo Xhisiela e ka hedhur pa krahëve historinë e tyre dhe mbishkrimin ia dedikon dikujt tjetër?

Mbetet për t’u parë…

Historia e rozë e Xhisielës me Rexhepin përfshiu edhe politikën me akuza e kundërakuza ndërsa u përfshi dhe efektivi i policisë Emiliano Nuhu. Nuhu pasi u arratis duke braktisur dhe shërbimin, akuzoi se për të mbyllur dosjen e Rexhepit pas denoncimeve të Xhisielës ai ishte kërcënuar me jetë.

Pas kërcënimeve, Xhisiela Maloku doli publikisht dhe u shpreh se me Rexhepin kishte pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë për shkak të një lidhje të re të djalit.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, dhe u lirua përfundimisht më datë 20 dhjetor.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dosja rraja rexhep rraja xhisiela maloku dosja rraja rexhep rraja xhisiela maloku

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Maj 2019, 21:27

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision

IZRAEL-Jonida Maliqi mbrëmjen e sotme i elektrizoi të gjithë me performancën e saj në skenën e Eurovision-it në Tel Aviv. (Lexo këtu)Balada himn ‘Ktheju Tokës’ ...