Art&Argëtim

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision

16 Maj 2019, 21:27 Nga DOSJA
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision

IZRAEL-Jonida Maliqi mbrëmjen e sotme i elektrizoi të gjithë me performancën e saj në skenën e Eurovision-it në Tel Aviv. (Lexo këtu)

Balada himn ‘Ktheju Tokës’ drejtuar emigrantëve për të dashur vendet e tyre u prit me thirrje të fuqishme nga publiku në Tel Aviv. Flamuj të shumtë shqiptarë valëviteshin në arenë në mbështetje të artistes shqiptare.

Pritja nuk ishte e gjatë. Shqipëria ishte i treti emër që u lexua si finaliste e së shtunës.

Në këtë natë të dytë të Festivalit Evropian të Këngës,  janë përzgjedhur 10 vendet që do shkojnë në finalen e madhe të së shtunës, mes tyre edhe Shqipëria.

Lista e vendeve të kualifikuara:

Maqedonia e Veriut

Holanda

Shqipëria

Suedia

Rusia

Azerbajxhani

Danimarka

Norvegjia

Zvicra

Malta

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision2019 jonida maliqi ktheju tokës shqiptaret ne eurovision eurovision2019 jonida maliqi ktheju tokës shqiptaret ne eurovision

Sondazh

Poll