Art&Argëtim

Pambuku i tamponëve dhe rreziku për të marrë kancer. A ju bëjnë infertile?

16 Maj 2019, 17:15 Nga DOSJA
Pambuku i tamponëve dhe rreziku për të marrë kancer. A ju

Keni menduar ndodnjëherë se pjesa më e madhe e pambukur (sidomos në SHBA) është modifikuar gjenetikisht? Për pasojë, pambuku mund të jetë përzier me medikamente të ndryshme, që kur bien në kontakt me organizmin tonë shkaktojnë kancer, ndërpresin zhvillimin e qelizave endokrine dhe nxisin infertilitetin.

Një studim i ri në Universitetin e La Platës zbuloi se 85% e produkteve të pambukut si garzë, topa pambuku, etj kanë dalë positive pas testimit për glifosfat (një substancë që merret nga bimët).

Rezultati i këtij hulumtimi është shumë serioz. Kur përdorni pambuk ose garzë për të shëruar plagët ose për përdorim personal higjienik, a mendoni se ato janë produkte të sterilizuara? Si rezultat janë të kontaminuara me një substancë kancerogjene,“- tha pediatri Vazquez Medardo Avila.

Siç keni dëgjuar ndoshta, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit është detyruar të pranojë se glifosfati, herbicidi më i popullarizuar në mbarë botën, është një kancerogjen i mundshëm njerëzor.

Pra, ne duhet të përballemi me mundësinë reale që këto produkte të kontaminuara me glifosfat, na dëmtojnë më tepër se sa na mbrojnë kur i përdorim si produkte higjienike.

Mbi 90% e pambukut të rritur në Shtetet e Bashkuara është rritur nga farat e modifikuara gjenetikisht të bëra posaçërisht për t’i bërë ballë çdo lloj aplikimi.

Produktet e pambukut përdoren zakonisht për mjekime, për të pastruar veshët, për të fshirë foshnjën, ose si produkte higjienikë për femrat.

Por kur bëhet fjalë për këto të fundit, ato nuk përdoren vetëm për disa sekonda.

Tamponët për shembull, qëndrojnë për disa orë në një zonë mjaft të ndjeshme, shumë pranë qafës së mitrës së gruas.

Ato qëndrojnë shumë pranë organeve riprodhuesse të një gruaje, disa ditë në muaj, për gjatë gjithë kohës që ajo është pjellore.

Mirëpo sa mundësi ka që një përbërës i këtij pambukut të tamponëve të shkaktojë kancer apo infertilitet tek gratë që i përdorin ato, rregullisht ose jo?!

Dhe më pas na vjen ndërmend pyetja, pse ulet numri i lindjeve…

I vetmi rast që pambuku është i sigurtë është kur ai ka përbërje organike, nëse është modifikuar gjenetikisht, është i prekur nga glifosfati.

Burimi: Wisemindhealthybody

Përktheu dhe përshtati: f.m/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim femra infertile kanceri nga pambuku rreziku nga tamponet femra infertile kanceri nga pambuku rreziku nga tamponet

Sondazh

Poll