Ekonomi

Indeksi i 2021, Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime, çalojmë në shërbime financiare

20 Prill 2021, 05:20 Nga DOSJA
Indeksi i 2021, Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen më të madhe në 1 vit.

Vendi ynë ka humbur 15 vende nga 2020 në 2021, sipas treguesve të studiuar, ku regres më të lartë ka parë në shërbime financiare.

Në këndvështrim rajonal, Mali i Zi, Maqedonia dhe më pas Serbia kryesojnë në listë, të cilat kanë parë një performacë të mirë në tregues si perceptimi i biznesit dhe bazat ekonomikë.

Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët ndërkombëtarë duke përdorur një kombinim të faktorëve ekonomikë, financiarë, institucionalë dhe rregullatorë. Këta faktorë ndahen në pesë kategoritë e mëposhtme:

Përkatësisht, Shqipëria renditet e 99-ta në shërbime financiare, e 85 në korniza institucionale dhe me përmirësim të lehtë në perceptimi i biznesit në të cilin renditet e 61-ta në botë.

Harta interaktive u jep përdoruesve aftësinë për të krahasuar se si një vend performon në nivelin e kategorisë me shtetet e tjera fqinje – përcaktuar nga rajoni gjeografik dhe niveli i të ardhurave.

Harta, e krijuar nga Milken Insitute, gjithashtu përfshin të dhëna historike të Indeksit të Mundësive Globale, duke u dhënë përdoruesve aftësinë për të ndjekur performancën e një vendi / rajoni gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021). Ndërsa variablat kanë ndryshuar me kalimin e kohës për të ndjekur pritshmëritë e komunitetit të investitorëve, qëllimi themelor i renditjes ka mbetur i njëjtë.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi investimet në shqipëri monitor investimet në shqipëri monitor

Sondazh

Poll

Ekonomi 16 Prill 2021, 06:21

OKB: Miliona gra nuk janë zot në trupin e tyre

Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull...