Ekonomi

Në 2020 “diskriminimi” vijoi nga mosdhënia e shërbimit shëndetësor tek largimi nga puna

20 Prill 2021, 05:12 Nga DOSJA
Në 2020 “diskriminimi” vijoi nga mosdhënia e

Komsionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi(KMD) raportoi se në vitin 2020 u trajtuan prej tij 213 çështje  të ngritura nga individë dhe organizata. Të ndara në disa fusha ankesat për në arsim zinin 7 për qind të totalit, ato në punësim 127 dhe të mira e shërbime  të paktën 83.

Sipas Komisionierit nga 60 ankesat e trajtuara kundër subjekteve publike, në 32 raste ato janë drejtuar kundër institucioneve të pushtetit qendror dhe në 28 raste kundër institucioneve të pushtetit vendor. Ankesat e paraqitura në këtë fushë, kanë të bëjnë kryesisht me mos dhënien e shërbimeve të nevojshme nga njësitë e qeverisjes vendore ndaj individëve të ndryshëm, që u përkasin komuniteteve te ndryshme apo shtresave vunerabël.

“Një pjesë e mirë e ankesave drejtohen edhe ndaj institucioneve të administratës qendrore, ku objekti i ankesave konsiston në mosofrimin apo garantimin e një serie shërbimesh si shërbimi shëndetësor dhe mjekimi me medikamentet e nevojshme etj. Shkaqet kryesore, për të cilat janë paraqitur ankesat në fushën e shërbimeve kanë qenë: raca, gjendja ekonomike dhe aftësia e kufizuar “thuhet në dokument.

I njëjti raport vëren se ankesat e paraqitura në fushën e punësimit, janë drejtuar përgjithësisht drejt institucioneve të administratës publike, si rezultat i ndërprerjes se marrëdhënieve të punës. Ankesat që janë trajtuar në fushën e punësimit kanë patur si shkak të pretenduar diskriminimi: bindjet politike, gjendjen shëndetësore, vendbanimin, aftësinë e kufizuar etj.

Ndërsa në fushën e tretë atë të arsimit objekti i ankesave të paraqitura  ka qene përjashtimi i komuniteteve në nevojë nga tarifat e regjistrimit në shkolla dhe kopshte, caktimi i mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara, aksesi i fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat me arsim të orientuar, fenomeni i bullizmit në shkolla etj. Shkaqet kryesore të pretenduara në ankesa janë aftësia e kufizuar, raca etj.

Lidhur me vendimet Komisioneri raportoi se në fushën e të mirave dhe shërbimeve, KMD ka dhënë gjithsej 53 vendime. Në këto vendime është konstatuar diskriminim në 10 raste, ndër të cilat 6 vendime kundër subjekteve publikë dhe 4 vendim kundër një subjekti privat.

Në fushën e punësimit, KMD ka dhënë gjithsej 98 vendime, nga të cilat, 31 vendime për çështjet e mbartura nga viti 2019 dhe 67 vendime për çështje të regjistruara gjatë vitit 2020. 71 vendime janë dhënë kundër subjekteve publike dhe 27 vendime kundër subjekteve private.

Në fushën e arsimit, KMD ka dhënë gjithsej 11 vendime dhe 2 rekomandime, të cilat, janë të gjitha të drejtuara kundër subjekteve publike. Në këto vendime është konstatuar diskriminim në 5 raste. Komisioneri është shprehur me 2 vendime mosdiskriminimi, 1 vendime pushim shqyrtimi si pasojë e tërheqjes së ankuesit, 3 ndërprerje e procedurave të shqyrtimit pasi është arritur efektiviteti dhe qëllimi.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi largimi nga puna monitor largimi nga puna monitor

Sondazh

Poll

Ekonomi 16 Prill 2021, 06:21

OKB: Miliona gra nuk janë zot në trupin e tyre

Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull...