Art&Argëtim

Zelanda e Re në vend të parë për zbatimin e porosive kuranore, Shqipëria një vend pas Arabisë

16 Maj 2019, 09:36 Nga DOSJA
Zelanda e Re në vend të parë për zbatimin e porosive

Malajzia renditet vendi i tretë me popullsinë më të lartë myslimane në indeksin global të islamizimit të këtij viti, i cili mat aderimin e shoqërisë ndaj mësimeve Kur’anore dhe praktikave të Profetit Muhamed.

Performanca e vendit megjithëse zbriti në vendin e 47-të nga 153 vende në mbarë botën në 2018, krahasuar me vendin e 43-të të vitit të kaluar. Malajzia renditet nën Emiratet e Bashkuara Arabe (45) dhe Shqipërinë (46). Arabia Saudite erdhi në vendin e 85-të.

Zelanda e Re vazhdoi të ishte në krye të listës për të tretin vit.

“Ndërsa performanca e vendeve muslimane në indeksin e përgjithshëm është e keqe, performanca e tyre në Indeksin Human dhe Politik është edhe më keq,” tha në një deklaratë koordinatori i indeksit, Fondacioni Islamik.

“Këto rezultate sjellin në jetë fjalët e Muhammed Abduh që tha më shumë se një shekull më parë: “Unë shkova në Perëndim dhe pashë Islamin, por jo muslimanë; U ktheva në Lindje dhe pashë myslimanë, por jo Islam,” duke cituar dijetarin e njohur musliman egjiptian.

Fondacioni tha se edhe pse me performancën më të mirë vendet me shumicë muslimane në kategorinë e të drejtave të njeriut dhe politike kishin performuar keq krahasuar me pjesën tjetër, ku Shqipëria ishte vetëm e 43-ta në atë kategori, Bosnja dhe Hercegovina (e 50-ta), Republika e Kirgistanit (e 76-ta) , Malajzia (e 79-ta) dhe Libani (i 80-ti).

Në përgjithësi, vendet me rezultate më të mira pas Zelandës së Re ishin Suedia, Holanda, Islanda, Zvicra dhe Irlanda.

Të tre vendet e fundit ishin të gjithë shumicë myslimane: Jemeni, Sudani dhe Çadi.

“Këto indekse nuk i vlerësojnë kërkesat personale të një muslimani (si lutjet e përditshme, agjërimi dhe të ngjashme) ose angazhimet e besimit, ato janë të bazuara në qëllimet Kur’anore dhe në shtrirjen e respektimit të shoqërisë për rekomandimet dhe qeverisjen e saj institucionale”, tha ai .

“Në një komunitet musliman që i bindet rregullave duhet të ketë liri politike dhe individuale, pa varfëri krahas pasurisë, mundësi të barabarta për vetë-zhvillim (arsim, kujdes shëndetësor, nevoja themelore), prosperitet ekonomik, llogaridhëni të sundimtarëve dhe qeverive dhe drejtësi socio-ekonomike”.

Indeksi është një përpjekje e përbashkët kërkimore e studiuesve në 15 vende me shumicë myslimane, duke përfshirë dy në Malajzi: kreu i hulumtimeve dhe këshillimeve të Maybank, Liza Mydin dhe drejtori menaxhues i këshilltarëve të financave islamike DVA Consulting, Daud Abdullah.

Ekonomisti i shquar dhe ish-anëtar i Këshillit të Personave të Shquar Jomo Kwame Sundaram është gjithashtu një nga anëtarët e Bordit Këshillimor të Fondacionit.

Indeksi është nisur në vitin 2000 nga Hossein Askari, tani president i Fondacionit dhe një profesor emergjent i Çështjeve Ndërkombëtare, në Universitetin e Xhorxh Uashingtonit në Uashington DC, SHBA.

Muslimanët përbëjnë 61.3 për qind të popullsisë malajziane, të ndjekur nga budistët në 19.8 për qind dhe të krishterët në 9.2 për qind, sipas të dhënave të fundit të regjistrimit nga viti 2010.

Marrë nga Malaymail

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture indeksi islamizimi shqipëria e një vend pas arabisë zelanda e para për zbatimin e porosive kuranore indeksi islamizimi shqipëria e një vend pas arabisë zelanda e para për zbatimin e porosive kuranore

Sondazh

Poll