Art&Argëtim

Ilda Bejleri ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës: Babai la inxhinierinë dhe u larguam…

16 Maj 2019, 08:30 Nga DOSJA
Ilda Bejleri ka rrëfyer momentet më të vështira të

TIRANË– Moderatorja, Ilda Bejleri ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistari ku ka bërë një rrëfim të veçantë mbi fëmijërinë, sa të lumtur, aq edhe të vështirë.

Moderatorja sportive ka rrëfyer se ka pasur një fëmijëri të lumtur, por momenti më i vështirë ka qenë shkëputja nga Shqipëria, kur ajo ishte shumë e vogël, për të emigruar bashkë me famijen.

Duke diskutuar mbi fotot e veçanta ku Ilda e vogël pozon me prindërit e saj ajo ka  treguar momentin delikat.

“Kanë qenë ato vitet që si gjithë shqiptarët, edhe prindërit e mi e lanë Shqipërinë për t’u larguar drejt Greqisë. Unë lëviza 2-3 vjet, madje gjuha e parë e huaj që unë kam mësuar është greqishtja. Lëviza dy tre vjet me mamin edhe me babin. Kanë qenë momente shumë të bukura por edhe shumë të vështira sepse babai im la zyrën, duke qenë se ishte inxhinier ndërtimi. La zyrën e tij, për të vajtur për të emigruar si të gjithë shqiptarët. Megjithatë kanë qenë vite që shënjojnë jetën e dikujt.”- ka qenë rrëfimi i Ilda Bejlerit.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ilda bejleri moderatore sportive momente të vështira ilda bejleri moderatore sportive momente të vështira

Sondazh

Poll