Art&Argëtim

Ish-banorja e BB i hakërrehet Olti Currit pasi imitoi Jonida Maliqin: Gjithë Europa po e voton, boll…

16 Maj 2019, 07:22 Nga DOSJA
Ish-banorja e BB i hakërrehet Olti Currit pasi imitoi Jonida Maliqin:

TIRANË- Jonida Maliqi ndodhet në Izrael për të na përfaqësuar në ‘Eurovision 2019’, por gafa që bëri këngëtarja në konferencën për shtyp, duke ngatërruar disa herë fjalën ‘fasadë’ nuk i ka shpëtuar as Olti Currit (Lexo këtu).

Bloggeri ka realizuar një video ku ironizon Jonidën, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ish- banores së ‘Big Brother’, Gerta Shinos. Ajo ka ka shkruar një replikë të gjatë në postimin e Olti Currit ku mbron këngëtaren dhe kritikon veprimin e tij.

“Fasad=facade në anglisht, perveç theksit që ndoshta nuk e tha siç duhet, si 90% e shqiptarëve të tjerë, që s’ka qenë faji ynë që nuk na e kanë mësuar anglishten siç duhet që në shkollë, ky ‘lapsus’ që bëri, nuk krahasohet me atë që gjithë Europa po voton Jonidën si të preferuarën e tyre! Se di pse njerëzit janë kaq të interesuar dhe ju vjen kaq shumë për të qeshur çdo herë që dikush i bën bully dikujt tjetër në internet! Bëj na i gjë taten boll fole për të tjerët”,– ka shkruar Gerta Shino në postimin e Olti Currit në Instagram.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gerta shino ish banorja bb jonida maliqi olti curri gerta shino ish banorja bb jonida maliqi olti curri

Sondazh

Poll