Ekonomi

Më 2020 në BE bujqësia zuri 1.8% të totalit të ekonomisë, në Shqipëri 19,3%

14 Prill 2021, 05:16 Nga DOSJA
Më 2020 në BE bujqësia zuri 1.8% të totalit të

Ekonomia e Shqipërisë dominohet nga bujqësia e cila edhe pse me zhvillim primitiv, e pa-mekanizuar, e copëzuar dhe mungesë të lartë produktiviteti zuri 19.3 për qind të totalit të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2020, ndërsa në Europë sektori I bujqësisë zuri vetëm 1,3 për qind të totalit të PBB-së, sipas te dhënave të Eurostat.

Vlera totale e prodhimit bujqësor në vitin 2020 Ishte vlerësuar 411.8 miliardë euro në BE nga të cilat rreth gjysma (52.8%) erdhën nga të korrat (përfshirë 14.0% nga perimet dhe bimët hortikulturore dhe 11.2% nga drithërat) dhe pak më pak se dy të pestat (38.6%) nga kafshët dhe produktet shtazore

Por të ardhurat bujqësore në  BE-në në tërësi Ishin pak më të ulëta në vitin 2020 krahasuar me 2019-ën. Të ardhurat bujqësore për njësi pune vjetore në BE ishin vlerësuar 1.5% më të ulëta në 2020 sesa në 2019.

Ndërsa në Shqipëri sektori I bujqësisë u rrit me 0.5% në vitin 2020, duke e zgjeruan më tej kontributin në PBB. Për shkak se sektorët e tjerë të ekonomisë, si shërbimet dhe tregtia pësuan rënie të fortë nga pandemia, pesha e bujqësisë në PBB gjatë vitit 2020 shkoi në 19.3 për qind nga 18.4 % në vitin 2018

Edhe pse sektori I Bujqësisë është kontribuuesi kryesor në punësim dhe në PBB në statistika zyrtare, gjithashtu ka produktivitetin më të ulët në Rajon dhe me gjerë, përderisa Importet e produkteve ushqimore më 2020 Ishin ati 3 herë më të larta se eksportet e sektorit.

Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në janar-shkurt 2021, shitjet e produkteve ushqimore u rritën me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa eksporti I prodhimeve të freskëta të fushës shënoi rritje me 74%. Ritmet e larta të rritjes së eksporteve përfshinë peshkun, zarzavatet dhe frutat e freskëta, ato të përpunuara, bimët mjekësore dhe shumicën e grupeve që përfaqësojnë ushqimet, në një kohë që eksportet e mallrave joushqimore pësuan rënie të ndjeshme, sidomos ato të manifakturës.

Me gjithë zgjerimin e eksporteve, bujqësia vijon të jetë sektori më pak produktiv I ekonomisë, kurse rritja e të ardhurave nga shitjet po shkon më shumë te zinxhirët e furnizimit se sa te prodhuesit. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, paga mesatare mujore bruto në bujqësi Ishte rreth 32 mijë lekë, ose 40% më e ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Sipas një studimi të Programit Botëror të Ushqimit (FAO), shumica e fermave në vend, ato me sipërfaqe 1 hektar, rezultojnë me humbje dhe prodhojnë vetëm për vetëkonsum.

Operatorët kryesorë të tregut pohojnë se rritja erdhi së pari nga kërkesa e lartë për ushqime në tregjet e jashtme, e nxitur nga pandemia dhe së dyti nga Investimet në zinxhirët kyç të bujqësisë, magazinim dhe përpunim.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi bujqesia bujqesia

Sondazh

Poll