Panairi i bukurisë, ‘Beauty Fair Albania’ mbërrin në Tiranë
15 Maj 2019, 13:17Nga DOSJA
TIRANË- “Beauty Fair Albania” vjen këtë fundjavë për të gjithë të apasionuarit pas të bukurës. Panairi më i madh i bukurisë do të prezantohet më datat 18 dhe 19 maj në Pallatin e Kongreseve.
Dy ditë të mbushura me plot surpriza i presin të gjithë vizitorët. Në një hapësirë gjigande, siç është ajo e Pallatit të Kongreseve, markat më të njohura të bukurisë do të zënë vend, për të mirëpritur të gjithë konsumatorët final, por edhe ata profesionistë, që drejtojnë biznese bukurie.
Ky panair është kujdesur që të sjellë pranë njerëzve të gjitha produktet e bukurisë të nevojshme si për femrat, por dhe meshkujt. Duke nisur që nga produktet inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, make up, vajrat esencialë, parfumet, locionet e domosdoshme për kujdesin ndaj trupit, flokëve, thonjve dhe çdo detaji tjetër të bukurisë tek ju.
I organizuar si një event që surprizon në çdo moment, “Beauty Fair Albania” do të sjellë ulje çmimesh në të gjitha stendat, nga 10-50%, ndërkohë që nuk do të mungojnë seancat e dedikuara të këshillimit në të gjitha stendet. Qëndra e bukurisë, por edhe përfaqësuesit e distribucioneve të rëndësishme, me edukatorët e tyre, do të ndajnë me të gjithë vizitorët përvojat e aplikimit të një produkti.
Dy evente të rëndësishme, si sfilata e nusërisë nga “Sara Event”, e cila do të propozojë tendencat në fustane dhe grim; si dhe workshop-i me influencuesit e njohur Estela Ujka, Sara Karaj, Olti Curri dhe Jerina Lalaj, do të jenë dy kulminacione të tjera të këtij orgranizimi.
L.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Kur Enverin e ruanim ditë e natë se mos e sulmonin nga jashtë, krejt papritur një çast u sulmua nga brenda.Robi gjerman që ruanim në kasollen e gomarit, ...
TIRANË- Një video është publikuar në rrjet ku një qytetar nga Kosova, u drejtohet bashkëatdhetarëve të tij shqiptarë, të cilët u drejtohen mërgimtarëve me ...
Viktor Vescovo, biznesmen dhe eksploruesi amerikan arriti një rekord të ri në zhytje me nëndetëse. Ai kaloi katër orë duke eksploruar fundin e oqeanit, ku gjeti...
Titani i Facebook-ut, Mark Zuckerberg investoi rreth 59 milionë dollarë në dy prona të afërta në Liqenin Tahoe, një destinacion popullor pushimi për Kaliforninë...
Të gjithë e mbajnë mend skandalin e këngëtares shqiptare në Eurovizion, Eneda Tarifa, e cila dy vite më parë, u bë lëmsh gjatë konferencë për shtyp me mediat e ...
Është zbuluar një kërcënim i madh i WhatsApp-it që ka infektuar telefonat celularë të përdoruesve të shumëfishtë përmes thirrjeve të humbura në aplikacion ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një foto që sipas tij i ka mbërritur nga një qytetar digjital...
TIRANË– Lajmet e fundit në median rozë përfolën për një ndarje mes Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit. Shumë dyshime u hodhën në rrjete sociale, duke u ...