Ekonomi

72 vjeçari ecën 10 km mbi kalë për të shitur qumësht në Librazhd, i moshuari: Kam që 12 vjeç që punojnë në bujqësi,

12 Prill 2021, 07:15 Nga DOSJA
72 vjeçari ecën 10 km mbi kalë për të shitur

LIBRAZHD– Një histori e trishtë vjen nga fshati Dorëz i Librazhdit ku i moshuari Mehmet Skenja, nuk ndalet së punuari që kur agon deri sa bëhet natë. Ditën e nis me mjeljen e 4 lopëve, në ndihmë i vjen dhe bashkëshortja.

Më pas ngarkon në kalë çantat me shishet e qumështit dhe niset për në qytet për ta shitur. Për 30 vjet me rradhë ecën mbi kalë 10 km.  Tregun në qytet e ka të garantuar. Furnizon me qumësht cdo ditë 30 familje.

Pasi shet qumështin 72 vjeçari kthehet në fshat se e presin punët të tjera.

Kam që 12 vjeç që punojnë në bujqësi. Ngrihem në 6 të mëngjesit dhe punoj deri në 8 të darkës, nuk lodhem fare. Kam 1 hektar tokë e kam punuar për të mbjellë qepë hudhra fasule”, shprehet 72 vjeçari për ‘abcnews’.

Me të ardhurat që ka mbledhur ndër vite tregon se ka mundur të rregullojë herë pas herë dhe rrugën pranë shtëpisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale mehmet skenja mehmet skenja

Sondazh

Poll

Ekonomi 11 Prill 2021, 05:48

TIRANË – Statistikat e ecurisë ekonomike për vitin 2020 habitën shumëkënd. Pas një tkurrjeje prej -5.5% për 9-mujorin, ekonomia bëri një kthesë të papritur...