Ekonomi

20 vite martesë, bashkëshorti i ri-shpreh dashurinë gruas që as nuk flet as nuk dëgjon

11 Prill 2021, 09:34 Nga DOSJA
20 vite martesë, bashkëshorti i ri-shpreh dashurinë gruas që

TIRANË– Një histori e veçantë u transmetua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë së Gentit, djalit që u martua me vajzën që as nuk dëgjonte dhe as nuk mund të fliste.

Genti tregoi se fillesat e kësaj marrëdhënie ishin shumë të vështira, pasi u ishte dashur që mes tyre të gjenin një mënyrë komunikimi të vlefshme dhe efektive për të dy palët, por më pas gjithçka u kthye në normalitet.  “Në fillim ishte shumë e vështirë që të kuptohesha me të, se ajo e ka inat të përdorë dhe gjuhën e shenjave, por pas disa kohësh u mësova me të.”,- u shpreh Genti.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” surpriza i’u dedikua pikërisht Desdemonës, e cila nëpërmjet ndihmës të së bijës, mori nga bashkëshorti mesazhin romantik, falenderues dhe dashamirës për gjithë këto 20 vite të kaluara së bashku: “Desdemona dua të them që unë të dua e do të të dua gjithmonë, prandaj të faleminderit dhe dua të të them që nuk ke pse bëhesh xheloze për asgjë”.

Nga ana tjetër Desdemona nëpërmjet ndihmës së vajzës së saj Kristinës, tregoi se Gentin e kishte dashur që në momentin e parë që e kishte parë. Çifti në studio rrëfeu se pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike, ata i’a kanë dalë mbanë që të krijojnë një familje të lumtur.

Marrë nga Top Channel 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale emisioni dua te te bej te lumtur historia e gentit emisioni dua te te bej te lumtur historia e gentit

Sondazh

Poll

Ekonomi 11 Prill 2021, 05:48

TIRANË – Statistikat e ecurisë ekonomike për vitin 2020 habitën shumëkënd. Pas një tkurrjeje prej -5.5% për 9-mujorin, ekonomia bëri një kthesë të papritur...

Ekonomi 9 Prill 2021, 05:11

Albpetrol nxjerr në ankand 100 mijë ton naftë

Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës Albpetrol ka njoftuar ankandin për shitjen e 100 mijë tonëve naftë bruto. Ky është ankandi i dytë i mbajtur...