Art&Argëtim

E dashuruar me ‘gurunë që ndalon plakjen’, Princesha e divorcuar e Norvegjisë: Nuk më interesojnë kritikat

14 Maj 2019, 18:29 Nga DOSJA
E dashuruar me ‘gurunë që ndalon plakjen’, Princesha e

NORVEGJI– Martha Louise, Princesha e Norvegjisë e cila ka 3 fëmijë ka prezantuar të dashurin e saj më të ri. Ajo ka publikuar foto në rrjetet sociale, ku shihet krah “gurusë shpirtëror” Durek Verrett.

47-vjeçarja është fëmija më i madh i mbretit Harald dhe mbretëreshës Sonja.

Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj Ari Behn në vitin 2017, me të cilin ka edhe tre fëmijë. Mirëpo kjo lidhje e re nuk është pritur me shumë entuziasëm nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në një intervistë për Daily Mail ajo është shprehur se të dashurin e saj do ta donte deri në përjetësi, pavarësisht kritikave.

“Më plotëson, nuk më intereson farë se ccfarë thonë njerëzit e tjerë. Unë do ët jem gjithmonë me të,”- është shprehur Martha.

Nga ana tjetër Durek Verrett shprehet se ai është brezi i gjashtë i shamanit dhe e përshkruan veten si një udhëzues shpirtëror, shërues të talentuar, por mbi të gjitha ai pretendon se parandalon plakjen.

Sipas Verett, ai është kontaktuar nga aktorë mjaft të njohur, përfshirë Gëyneth Paltroë për ndalimin e plakjes, dhe se atomet në trupin e tij janë mjaft të kërkuar.

Princesha e Norvegjisë ka qenë gjithmonë e apasionuar pas ritualeve shpirtërore.

Madje, mediat e huaja shkruajnë se Martha Louise në vitin 2007 do hiqte dorë nga froni për të hapur një shkollë që do të trajnonte njerëzit për të komunikuar me botën ëngjëllore. Por kjo gjë u ndalua nga babai i saj, Mbreti Harald.

f.m & a.s/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ari behn durek verrett guruja që ndalon plakjen guruja shpirtëror martha louise mbreteresha sonja mbreti harald princesha e norvegjise ari behn durek verrett guruja që ndalon plakjen guruja shpirtëror martha louise mbreteresha sonja mbreti harald princesha e norvegjise

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2019, 13:05

Një 15-vjeçare në gjyqin special

“Bedri Spahiu kundër Sami Kokës, në gjyqin special: E dimë që ke qenë i ndershëm, ke punuar drejt, por nuk ta falim kurrë pse nuk erdhe me ne…”Pranverën e...