Art&Argëtim

Sonte gjysmë finalja e parë e Eurovision, detajet e mbrëmjes

14 Maj 2019, 15:21 Nga DOSJA
Sonte gjysmë finalja e parë e Eurovision, detajet e mbrëmjes

IZRAEL- Pritja e madhe mori fund! Tel Aviv hap siparin e mbrëmjes së parë gjysmë finale për festivalin e muzikës europiane, Eurovision. Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë, ku 17 këngëtarë do të ngjiten në skenë ku do të prezantojnë këngët e tyre për publikun.

Shfaqja e madhe do të nis me fituesen e edicionit të kaluar, Netta Barzilai, e cila do të performojë këngën fituese të vitit të akluar ‘Toy’, gjithashtu në skenë do të ngjitet edhe fituesja e Eurovision 1998, Dana International, ajo do të performojë një version të “Just The Way You Are” nga Bruno Mars.

Spekatakli do të ketë katër moderatorë: Bar Rafaeli, Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

Lista e publikuar e 17 vendeve që do të konkurojnë ditën e sotme në skenën e Eurovision.

1. Qipro – Tamta me ‘Replay’

2. Mali i Zi – D mol me ‘Heaven’

3. Finlanda – Darude feat. Sebastian Rejman me ‘Look Away’

4. Polonia – Tulia me ‘Fire of Love (Pali si)’

5. Sllovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me ‘Sebi’

6. Republika Çeke – Lake Malawi me ‘Friend Of A Friend’

7. Hungaria – Joci Pápa me ‘Az Én Apám’

8. Bjellorusia – ZENA me ‘Like It’

9. Serbia – Nevene Boovi me ‘Kruna’

10. Belgjika – Eliot me ‘Wake Up’

11. Gjeorgjia – Oto Nemsadze me ‘Keep On Goin’g

12. Australia – Kate Miller-Heidke me ‘Zero Gravity’

13. Islanda – Hatari me ‘Hatrið mun sigra’

14. Estonia – Victor Crone me ‘Storm’

15. Portugalia – Conan Osiris me ‘Telemóveis’

16. Greqia – Katerine Duska me ‘Better Love’

17. San Marino – Serhat me ‘Say Na Na Na’

Ndërkohë Shqipëria nuk do të performojë sonte, por në gjysmë finalen e dytë që do të mbahet në 16 maj.

Burimi: Eurovision.tv 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture eurovision gjysem finalja e eurovision tel aviv eurovision gjysem finalja e eurovision tel aviv

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2019, 13:05

Një 15-vjeçare në gjyqin special

“Bedri Spahiu kundër Sami Kokës, në gjyqin special: E dimë që ke qenë i ndershëm, ke punuar drejt, por nuk ta falim kurrë pse nuk erdhe me ne…”Pranverën e...