Art&Argëtim

A ka kërkuar Zvicra bashkëpunim me Kosovën për rastin e Loredanës?

14 Maj 2019, 14:48 Nga DOSJA
A ka kërkuar Zvicra bashkëpunim me Kosovën për rastin e

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, thotë se nuk ka pasur asnjë rast të paraqitur nga Zvicra për reperen Loredana Zefi apo burrin e saj, Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik.

I pyetur nga Gazeta Express, Jashari ka thënë se në prokurorinë e Ferizajt ka thënë se nuk ka nëpasur të pasur të dhëna mbi mbi këto lidhje, vetëm kanë dëgjuar në mediat e huja, por jo vetëm.

“Jo nuk kemi pasur ndonjë rast për Loredana Zefin, për akuzat që janë ngritur nga prokuroria e Zvicrës. Nuk kemi marrë ndonjë kërkesë për bashkëpunim nga organet e Zvicrës, nëse një gjë e tillë ndodh ne njoftohemi përmes Ministrisë së Drejtësisë, por që deri më tani nuk ka ndonjë gjë të tillë”,- u shpreh avokati.

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi, dyshohet se ka marrë një shumë të madhe të parave nga një çift zvicerian, duke u paraqitur para të gjithëve si vajza e një avokati të njohur në Gjermani. Skandali u thellua edhe më shumë kur u raportua se të përfshirë ishin edhe persona tjerë të familjes Zefi, përfshirë këtu edhe reperin nga Ferizaj Mozzik e vëllanë e tij Getinjo. Deri më tani prokuroria e Zvicrës po vazhdon hetimet.

Kujtojmë se Loredana Zefi u arrestua orët e para të mëngjesit në 8 maj në Zvicër pasi u akuzua se ka vjedhur një shumë të madhe parash. Sipas mediave në Zvicër, reperja është akuzuar nga një çift zvicerian se ajo bashkë me të vëllain iu kanë marrë  shumën e  madhe të parave prej 900 mijë franga zviceriane nëpërmjet mashtrimit dhe kërcënimeve.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz loredana loredana zefi mozzik vodhi 900 mije franga loredana loredana zefi mozzik vodhi 900 mije franga

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2019, 13:05

Një 15-vjeçare në gjyqin special

“Bedri Spahiu kundër Sami Kokës, në gjyqin special: E dimë që ke qenë i ndershëm, ke punuar drejt, por nuk ta falim kurrë pse nuk erdhe me ne…”Pranverën e...