Art&Argëtim

Ilaç për veshët / Kënga”Don’t start now” e Dua Lipës ndihmon për trajtimin e një çrregullimi të veçantë

3 Prill 2021, 12:59 Nga DOSJA
Ilaç për veshët / Kënga”Don’t start now”

SHBA-Ylli ndërkombëtar i Pop-it, Dua Lipa pas suksesit ndërkombëtar me albumin e fundit “Future Nostalgia” ka ndarë një tjetër arritje të karrierës saj.

Përveçse këngët e saj shërbejnë si ilaç për shpirtin e ndihmuan shumë njerëz gjatë periudhës së vëashtirë të karantinës, duket sikur shërbejnë për më tepër se kaq.

Apple ka krijuar një listë me këngë, të quajtur “saylist”, për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve që kanë probleme me të folurën. Kjo listë muzikore është krijuar në bashkëpunim me “Ëarner Music” dhe në të përfshihen 173 këngë, mes tyre edhe “Don’t Start Now” e Dua Lipës. Këto lista muzikore janë krijuar për njerëzit që ju mbahet goja dhe për ata që kanë probleme me shqiptimin e tingujve të caktuar si “ch” dhe “f”.

Këngët janë përzgjedhur në bazë të një algoritmi, i cili analizon këngët dhe zgjedh ato që përsërisin më shpesh tingujt e vështirë. Një studim i fëmijëve me zhvillim të vonuar në të folur i zhvilluar në Gjermani sugjeroi që ata të përfitonin nga terapia muzikore, duke qenë se janë raportuar ndryshime të rëndësishme klinikisht.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz dua lipa ilac per veshet muzika e saj saylist dua lipa ilac per veshet muzika e saj saylist

Sondazh

Poll