Art&Argëtim

Pas intervistës ‘tronditëse’, ish-i dashuri ka një mesazh për dukeshën: E njoh mirë Meghan-in!

3 Prill 2021, 08:02 Nga DOSJA
Pas intervistës ‘tronditëse’, ish-i dashuri ka një

BRITANI– Ish-i dashuri i Meghan Markle, aktori i njohur Joshua Silverstein ka mbështetur dukeshën pas deklaratës së bujshme për familjen mbretërore.

Ai ka mbajtur anën e Meghan-it duke hedhur poshtë disa prej akuzave të bëra nga disa prej ish-punonjësve të saj dhe Harry-t, të cilët kanë deklaruar se Meghan ka pasur ndaj tyre një sjellje tiranike. Ata u ankuan se ish-aktorja amerikane i terrirozonte, ndërsa princi sillej si despot.

“E njoh mirë Meghanin, nuk është në gjendje të poshtërojë vartësit. Mendoj se ka bërë gjithcka për të qenë e lumtur dhe për të bashkëjetuar në një sistem  i cili ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës me dikë si ajo, për atë që përfaqëson dhe origjinën se nga vjen”, tha  ish-i dashuri i Meghan.

Meghan në intervistën e bujshme rrëfehu se kishte bërë një jetë “si e burgosur”, pasi u largua nga shtëpia vetëm dy herë në katër muaj gjatë kohës që jetonte në Pallatin Mbretëror.

(F.i;dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz intervista e meghan markle intervista e meghan markle

Sondazh

Poll