Art&Argëtim

Demi Lovato dhe Noah Cyrus kanë nisur një lidhje dashurie?

2 Prill 2021, 14:17 Nga DOSJA
Demi Lovato dhe Noah Cyrus kanë nisur një lidhje dashurie?

SHBA-Burime pranë këngëtares kanë treguar për mediat e huaja se vajzat ndihen shumë mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës, madje kanë nisur një lidhje dashurie.

Lajmi që bëri xhiron e rrjetit i ka lënë të gjithë kurioz, pasi vajzat nuk kanë zgjedhur të thonë asgjë mbi këto thashetheme.

Së fundmi, teksa fliste për orientimin e saj seksual, Demi ka pranuar hapur se është panseksuale.

Këngëtarja rrëfeu se kishte pasur një zgjim seksual kur pa skenën e famshme të puthjes së Sarah Michelle Gellar dhe Selma Blair në filmin “Cruel Intentions 1999”, por padyshim që edukata e saj konservatore si e krishterë u prek.

“Oh, më pëlqeu, por ndjeva shumë turp, sepse u rrita në Teksas si e krishterë, kjo është shumë zhgënjyese. Çdo tërheqje që kisha për një femër në moshë të re, e mbyllja brenda vetes para se të përpunoja atë që po ndieja” -u shpreh Demi.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, të jesh panseksual do të thotë të mos tërhiqesh nga gjinia por vetëm nga personi, pa marrë parasysh nëse ai është mashkull apo femër.

Pra, orientimi seksual apo identiteti gjinor nuk ka aspak rëndësi për ta.

E pyetur nëse dëshiron të ketë fëmijë, Demi rrëfeu se ka dëshirë të adoptojë.

Ajo foli gjithashtu për fejesën e prishur me Max Ehrich dhe çfarë nuk shkoi me të.

“Nuk e di, unë isha e fejuar me një burrë vitin e kaluar. Mendova se do të isha e martuar, mbase shtatzënë. Dhe nuk është kështu. Unë e di që jeta ime nuk po shkon sipas planit tim.Jeta nuk shkon sipas asnjë plani. Kështu që, po dua të kem fëmijë, por nuk e di, sepse kjo mund të ndryshojë javën tjetër. Mendoj se në këtë moment dua të adoptoj”, tha Demi.

(O.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz demi lovato noah cyrus paseksuale demi lovato noah cyrus paseksuale

Sondazh

Poll