Art&Argëtim

Xhensila Myrtezaj shfaqet më në formë se kurrë në klipin e saj të ri

2 Prill 2021, 13:54 Nga DOSJA
Xhensila Myrtezaj shfaqet më në formë se kurrë në

Xhensila Myrtezaj është padyshim një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar dhe këtë e kanë treguar gjithmonë shifrat e klikimeve në këngët e saj. Vit pas viti Xhensila ka realizuar dhjetëra hite dhe shpesh ka bashkuar forcat me artistët më në zë për të sjellë projektet më të bukura muzikore.

Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.

Sot, këngëtarja na ka qerasur me të tjera pamje nga videoklipi, ku shkëlqen nga koka tek këmbët:

“Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë. Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.

(o.l./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz klipi i ri xhensila myrtezaj klipi i ri xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll