Art&Argëtim

Dy shqiptarët nga Kosova të nominuar për Brit Awards 2021 

1 Prill 2021, 12:00 Nga DOSJA
Dy shqiptarët nga Kosova të nominuar për Brit Awards 2021 

Britani-Dua Lipa, shqiptarja e Kosovës që na ka bërë krenar të gjithëve është nominuar sërisht pasi ka rrëmbyer  tri çmime nga ky kompeticion. Përvec saj edhe një tjetër shqiptar  me prejardhje nga Ferizaj, Regard është nominuar në kategorinë e rëndësishme–atë të “Këngës më të mirë britanike të vitit”.

Këngën e nominuar është “Secrets” në bashkëpunim me artisten RAYE, dhe në të njëjtën kategori, është e nominuar edhe shqiptarja tjetër me famë botërore, Dua Lipa, me këngën “Physical”.

Regard reagoi  në rrjetin social Facebook, ku shprehu gëzimin e tij me të arritur të nominohet në një nga kategoritë e eventit më të madh britanik.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Britanike të vitit’ në këtë edicion të Brits. Unë vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën. Dashuri për Raye për vokalet mahnitëse”, shkroi artisti shqiptar, Regard.

Dua gjithashtu është një nga femrat më të nominuara të vitit në Brits 2021, me plot tri çmime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.

 

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz brit awards 2021 dua lipa regard brit awards 2021 dua lipa regard

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Prill 2021, 11:34

Beyonce vendos më në fund të tregojë fëmijët

SHBA- Të mërkurën, 39-vjeçarja fituese e çmimit Grammy, ka ndarë fotografi me tre fëmijët e saj në Instagram si rrallë herë .Bëhet fjalë për vajzë...

Art&Argëtim 1 Prill 2021, 08:32

TIRANË- Këngëtarja Xheisara Frisku, ka reaguar historinë e saj të nisjes së karrierës muzikore. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Frisku tha se e ë...