Art&Argëtim

1 Prill 2021, 08:32 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtarja Xheisara Frisku, ka reaguar historinë e saj të nisjes së karrierës muzikore. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Frisku tha se e ëma i kishte thënë gjithmonë se nuk kishte talent dhe se duhej të shkonte me lopë, por që ajo vetë nuk është dorëzuar asnjëherë. 

Këngëtarja shtoi më tej se ajo në moshën 15-vjeçare është nisur me furgon nga qyteti i Burrelit ku ajo jetonte, dhe kishte mbërritur në Tiranë, ku mori pjesë në konkurim dhe fitoi.

“Mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja sepse thoshte ku do dalësh ti me talent. Ne jetonim në qytet por shkonim çdo fundjavë fshatin e babait dhe mami për t’u tallur me mua ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët. Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin kompeticionet e “X Factor” dhe i them mamit më duhen 10 mijë Lekë se më duhen në shkollë kam një projekt për të bërë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hip autobuzin, vij në Klan, marr pjesë, fitoj, më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera, të 4-ta herët me 10 mijë Lekë borxh dhe një ditë të bukur isha në divan dhe e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë ku je ti aty dhe i thashë eh dola një ditë dhe lëshova lopët. Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më,”- tha Xheisara ndër të tjera.

(m.p/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz mami nuk besonte ne talentin tim xhesiara mami nuk besonte ne talentin tim xhesiara

Sondazh

Poll