Art&Argëtim

Jason Derulo dhe Jena Frumes zbulojnë gjininë e fëmijës së tyrë të parë

31 Mars 2021, 08:31 Nga DOSJA
Jason Derulo dhe Jena Frumes zbulojnë gjininë e fëmijës

BAHAMAS- Jason dhe Jena kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të parë dhe këtë e kanë ndarë me fansat e tyre  në rrjetin social Instagram. Këngëtari, 31-vjeçar, ndau një video në Instagram të tij bashkë me të dashurën Jena Frumes, 27 vjeç, duke parë fishekzjarret që shpërthejnë mes një ahengu me familjen dhe miqtë pranë një pishine  në  Baha Mar në Bahamas.

Blu eshtë blu Është djalë!” bërtiti i gëzuar në video Derulo.

 

 

A post shared by Jason Derulo (@jasonderulo)

Lajmi për gjininë e foshnjës së tyre vjen vetëm dy ditë pasi çifti zbuloi se prisnin fëmijën e tyre të parë. Jason shpërndau një video në Instagram Reels në faqen e tij që e tregonte atë dhe Jenën duke ecur përgjatë plazhit.

Jena ndau një foto të mrekullueshme të çiftit nga plazhi me mbishkrimin, “Mami & Babi”. Derulo shtoi në një postim të tijin: “Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë.”

Jason dhe Jena filluan të takoheshin vitin e kaluar. Ata u takuan në palestrën Equinox pak para se pandemia e koronavirusit të dërgonte të gjithë në bllokim dhe aty filloi gjithcka.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz gjinia e femijes jason derulo gjinia e femijes jason derulo

Sondazh

Poll