Art&Argëtim

Kendall nuk i ndahen sulmet! Pas kërcënimit, një person tenton të lahet nudo në pishinën e modeles

31 Mars 2021, 08:17 Nga DOSJA
Kendall nuk i ndahen sulmet! Pas kërcënimit, një person tenton

SHBA– Modelja Kendall Jenner është sulmuar sërish. Një ditë pasi kallëzoi në polici një person që kishte tentuar ta vrasë, një 27-vjeçar është paraqitur në shtëpinë e modeles. TMZ shkruan se një 27-vjeçar, ende i paidentifikuar ka shkuar pranë shtëpisë së Jenner, i ka rënë derës e dritares dhe ka nisë të thërrasë emrin e saj.

Ekipi i sigurisë së Jenner u vu mënjeherë në lëvizje pas alarmit, por i riu tentoi të hiqte rrobat dhe thuajse nudo u fut në pishinën që ndodhej në oborrin e shtëpisë së modeles. Ai u ndalua në kohë nga rojet e sigurisë dhe u mbajt nga ata deri në momentin që policët mbërritën dhe bënë arrestimin e tij.

Pasi kaloi 6 orë pas hekurave , ai u la i lirë për shkak të protokolleve të COVID-19 në burg. TMZ shton se personi në fjalë nuk ka patur asnjë kontakt me Kendall dhe asnjë precedent penal të mëparshëm.

Tashmë, pas këtij sulmi Jenner ka shtuar ekipin e sigurisë në banesnën e saj. Një ditë më parë, Jenner kallëzoi një të ri në polici, i cili e përndiqte dhe e kërcënonte prej kohësh. Madje ai kishte blerë një pistoletë për të vrarë Jenner dhe veten.

(m;p/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kercenohet kendall jenner kendall jenner kercenohet kendall jenner

Sondazh

Poll