Art&Argëtim

‘Për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani italiane’, moderatorja Eva Murati fillon

30 Mars 2021, 19:19 Nga DOSJA
‘Për herë të parë, arrita të finalizoj një

TIRANË– Moderatorja e sportit, Eva Murati pak ditë më parë ka qenë e ftuar në emisionin e njohur sportiv italian ‘Tiki Taka’ që drejtohet nga Piero Chiambretti.

Në emision atë ditë të ftuar kanë qenë shumë personalitete të njohur të futbollit botëror si dhe djali i legjendës se futbollit, Diego Maradonna Junior.

Në një intervistë në emisionin ‘Rudina’, Eva Murati ka folur rreth kësaj eksperience, të cilët ajo e konsideron shumë të bukur, dhe ka theksuar se pas emisionit ka patur shumë oferta pune.

Pjesë nga intervista:

Rudina Magjistari: Si ndodhi, si erdhi ftesa, si u gjende aty?

Eva Murati: Kishim disa kohë në fakt që komunikonim, që unë të isha e pranishme në “Tiki Taka”. Në fillim mu duk e pabesueshme, ndoshta diçka e çuditshme, por pastaj e kuptova që ishte diçka serioze, italianët marrin shpesh herë figura të tilla dhe ata e kishin me shumë qejf, aq më tepër që unë jam prezantuese e një emisioni shumë të rëndësishëm. Vërtet më kanë mirëpritur shumë.

Rudina Magjistari: Aty u futët menjëherë në debat, në temën e ditës, si u ndjeve aty mes kolegësh?

Eva Murati: Kur u takuam aty sigurisht para se të niste programi, në fillim po më shihnin sikur të isha një modele sepse ato vajzat zakonisht në “Tiki Taka”, i vendosin në një ambient tjetër, jo në panelin e debatit, ndërkohë që kur nisi debati, filluan të më shihnin me një sy tjetër dhe me të vërtetë u ndjeva shumë e lumtur për të gjithë komplimentat që kam marrë për njohuritë e mia për futbollin, qoftë dhe për italishten që e flisja mirë dhe për çdo gjë tjetër.

Rudina Magjistari: Kur u përgatite, më trego pak për veshjen, u trukove aty?

Eva Murati: U trukova atje, është e njëjta gjë që ne bëjmë edhe këtu përditë, thjesht atje çdo gjë është 100 herë më e madhe, 100 herë më e shndritshme.

Rudina Magjistari: Do të të pëlqente të kishe një karrierë në Itali?

Eva Murati: Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emission, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur.

Rudina Magjistari: Mund të dimë diçka më tepër në lidhje me kontratën? Ishte kontratë me një kompani menaxhimi apo me një kanal televiziv?

Eva Murati: Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz eva murati piero chiambretti rudina magjisari eva murati piero chiambretti rudina magjisari

Sondazh

Poll