Art&Argëtim

‘Satan Shoes’/ Reperi i njohur nxjerr në shitje atletet me gjak njeriu, Nike distancohet nga prodhimi, rrjeti ̶

29 Mars 2021, 13:59 Nga DOSJA
‘Satan Shoes’/ Reperi i njohur nxjerr në shitje atletet me gjak

SHBA– Reperi dhe këngëtari, Lil Nas X po lançon një palë atlete të quajtura ” Satan Shoes ” duke shfaqur një pentagram bronzi, një kryq të përmbysur dhe një pikë gjaku të vërtetë njerëzor.

Atlete të zeza dhe të kuqe, pjesë e një bashkëpunimi midis Lil Nas X dhe kompanisë së artit me bazë në New York MSCHF, u bënë duke përdorur Nike Air Max 97s, megjithëse marka e veshjeve sportive është distancuar nga dizajni.

Në një deklaratë me email për CNN, Nike tha se nuk ishte e përfshirë në krijimin e atleteve të modifikuara.

“Ne nuk kemi një marrëdhënie me Lil Nas ose MSCHF. Nike nuk i ka dizenjuar ose lëshuar këto këpucë dhe ne nuk i mbështesim ato.”-tha kompania.

Këpucët ndezën zemërim në internet gjatë fundjavës dhe tërhoqën kritika nga një numër figurash të larta politike dhe fetare, duke përfshirë Guvernatorin e Dakotës së Jugut, Kristi Noem dhe pastorin ungjillor Mark Burns. Ky i fundit i përshkroi atletet si të këqija dhe herezi.

Modelet janë ‘limited-edition’ në vetëm 666 palë (numri i djallit). Çdo atlete përmban 60 centimetra kub bojë të kuqe dhe një pikë gjak njeriu, sipas ‘MSCHF’. Çmimi i tyre është 1,018 dollarë.

Si përgjigje, Lil Nas X, postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në YouTube me titull “Lil Nas X Apologizes for Satan Shoe”, e cila tani është parë mbi 1.8 milion herë. Por pas disa sekondash, falja e tij u zbeh pasi në një skenë nga videoja e tij e re muzikore, “Montero”, ai dukej duke kërcyer i veshur si një karakter djallëzor dhe më pas është fotografuar duke këputur qafën e djallit, para se të heqë kurorën e tij me brirë dhe ta vërë mbi kokën e tij.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kuriozitete kuriozitete kristi noem lil nas x nike kristi noem lil nas x nike

Sondazh

Poll