Art&Argëtim

Hollywood-i në zi! Ndahet nga jeta aktorja legjendare e viteve ’50

13 Maj 2019, 14:16 Nga DOSJA
Hollywood-i në zi! Ndahet nga jeta aktorja legjendare e viteve ’50

Mëngjesin e sotëm u dha lajmi për vdekjen e aktores nga Fondacioni i saj, ‘Doris Day Animal’.

Në deklaratën e dërguar me email thuhej se ajo ishte e rrethuar nga miq të ngushtë dhe kishte një shëndet të shkëlqyeshëm fizik për moshën e saj, deri kohët e fundit kur u konstatua një rast serioz i pneumonisë.

Ajo u martua katër herë, por kishte vetëm një fëmijë, Terry Melcher, i cili vdiq në vitin 2004 pasi vuante nga kanceri.

Aktorja është e famshme për rolet e saj në vitet ’50 dhe ’60 si pjesë e filmave më të njohur, përfshirë ‘Pillow Talk’, ‘Love Me or Leave Me’ dhe ‘The Man Who Knew Too Much’.

Pavarësisht se kishte marrë pjesë në disa nga filmat më të njohur të Hollywood-it të të gjitha kohërave, Day ishte edhe këngëtare dhe fituese e çmimeve Grammy.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture doris day ndahet nga jeta aktorja amerikane doris day ndahet nga jeta aktorja amerikane

Sondazh

Poll