Art&Argëtim

Kishte blerë armë, do vriste atë dhe veten! Kërcënohet Kendall Jenner, modelja merr urdhër mbrojtjeje, ruhet 24 orë nga t

30 Mars 2021, 08:06 Nga DOSJA
Kishte blerë armë, do vriste atë dhe veten! Kërcënohet

SHBA– Modelja Kendall Jenner është kërcënuar nga një 24-vjeçar të identifikuar Malik Bowker. TMZ shkruan se ka qenë vetë Jenner ajo që është paraqitur një ditë më parë në polici, ku kallëzoi të riun dhe deklaroi se ai e kishte kërcënuar dhe po tentonte ta vriste. 

Tashmë, ylli 25-vjeçar ka marrë një urdhër mbrojtjeje dhe Bowker duhet të qëndrojë të paktën 100 metra larg saj.

TMZ shton se Kendall Jenner, në dëshminë e saj pretendon që ajo kurrë nuk e ka takuar djalin, por kërcënimet e tij i kanë shkaktuar asaj shqetësim të madh emocional dhe ankth. Ajo është shprehur e tmerruar pasi Bowker kishte blerë një armë zjarri, dhe kishte në plan të vriste atë dhe veten.

Jenner ka një ekip masiv të rojeve të armatosura të sigurisë në shtëpinë e saj që monitorojnë pronën 24/7. Nëse dikush tjetër i rrezikshëm apo Bowker do të shkelte, ata do të kapeshin menjëherë para se të shkonin afër Kendall.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kendall jenner kercenohet kendall jenner kendall jenner kercenohet kendall jenner

Sondazh

Poll