Bizneset e huaja transferuan 541 mln euro fitime, rënie me 5% në 2020-n
30 Mars 2021, 05:25Nga DOSJA
SHQIPËRI– Bizneset e huaja transferuan më pak fitime jashtë vendit vitin e kaluar. Mbështetur në të dhënat e Bilancit të Pagesave, vitin e kaluar flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet për vitin 2020 kishin vlerën e 541 milionë eurove, në rënie me 5.1% krahasuar me vitin 2019. Megjithatë, në tremujorin e fundit këto flukse shënuan një rritje të ndjeshme krahasuar me tre tremujorët e mëparshëm, por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sidoqoftë, po të shohim tendencën historike, vlera e fitimeve nga investimi të nxjerra jashtë vendit ngelet në nivele të larta. Pavarësisht rënies vjetore, flukset dalëse në këtë zë kishin vlerën e dytë më të madhe në 12 vitet e fundit. Pandemia e Covid-19 solli një goditje të fortë në ekonomi dhe pasiguri të shtuar për të ardhmen. Në një situatë të tillë, ishte e pritshme që shumë biznese të pezullonin shpërndarjen e dividendëve, për të forcuar kapitalizimin e kompanive. Për kompanitë që veprojnë si bankat apo kompanitë e sigurimeve, shpërndarja e fitimeve u pezullua përkohësisht përmes vendimeve të autoriteteve rregullatore.
Vlera relativisht e lartë e fitimeve të transferuara tregon se efekti i krizës në këtë drejtim nuk ka qenë shumë drastik. Megjithatë, një faktor me ndikim në këtë tregues është edhe rritja e detyrimeve te jorezidentët në vitet e fundit, sidomos nga qeveria shqiptare. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për vitin 2020 qeveria shqiptare shpenzoi 12 miliardë lekë ose rreth 97 milionë euro për interesat e borxhit të jashtëm. Kjo shumë është afërsisht sa 18% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet.
Gjatë vitit 2020 flukset hyrëse, të kuptuara si të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit, u rritën lehtë në 94 milionë euro, nga 90 milionë euro që kishin qenë një vit më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar prej vitit 2017. Rënia e flukseve dalëse dhe rritja e lehtë e atyre hyrëse e përmirësoi disi bilancin neto të të ardhurave nga investimet në ekonominë shqiptare. Për vitin 2020 deficiti në këtë zë ishte 448 milionë euro, në rënie me 6.5% krahasuar me një vit më parë.
Ky bilanc për Shqipërinë është historikisht negativ, sepse ne jemi një vend pritës i investimeve të huaja, sidomos në instrumente të kapitalit, por edhe të borxhit. Kjo sjell edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë te aksionerët e tyre jashtë vendit ose në formën e interesave për titujt financiarë të huamarrjes./ E.Shehu
SHQIPËRI– Të gjithë të punësuarit, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, pavarësisht shumës që janë paguar në secilën prej tyre, do të duhet të dek...
TIRANË– Përzgjidhet fituesi i projektit për portin turistik të Vlorës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar zyrtarisht se bashkimi i përk...
Ekonomi29 Mars 2021, 14:01
Trafikimi i emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme përmes Shqipërisë kryhet përmes bashkëpunimit të grupeve kriminale shqiptare, marokene dhe k...
TIRANË– Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Të dhënat e INST...
TIRANË– Rindërtimi dhe situata e pandemisë kanë orientuar institucionet drejt tenderëve me negocim pa shpallje paraprake ndërkohë që nuk kanë munguar...
Pamundësia financiare për të përballuar kostot i ka kthyer rafinuesit shqiptarë të vajit ushqimor në tregtarë importi. Tarifat e larta të vajit grexho, që impor...
Industria e marketingut iu përshtat dinamikës së pandemisë në vitin 2020 e në vazhdim. Një nga trendet më popullore është “dhurimi” apo “lojërat shpërblyese”(gi...
Investimet e huaja në vitin 2020 ishin 933 milionë euro, sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në raport me një viti ...
Kriza e shkaktuar nga pandemia dhe pasojat që solli ajo, duket se i kanë bashkuar më shumë familjet me njëra tjetrën, ndonëse fizikisht larg.Të dhënat e publiku...
Turizmi ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia, që filloi nga mesi i marsit bllokoi të gjitha udhëtimet për një periudhë disa mujore, por dhe më p...