Art&Argëtim

‘Ne të duam bukuroshe’, aktorja Hilary Duff bëhet nënë për herë të tretë, sjell në jetë vajzën e saj Mae

29 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
‘Ne të duam bukuroshe’, aktorja Hilary Duff bëhet

SHBA– Aktorja amerikane, Hilary Duff ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë, një vajzë të cilën e quajti Mae James Bair.

Ish-ylli i Disney Channel ndau një foto të vajzës së saj të porsalindur në Instagram, ku shkruajti, “Ne të duam bukuroshe, 3-24-21”.

Që atëherë, Duff ka treguar fotografitë e foshnjës së saj të re në storyt në Instagram, duke mbiquajtur mae-mae.

Duff njoftoi shtatzëninë e saj në tetor, kur ajo ndau një video ku shfaqej burri i saj, këngëtari Matthew Koma, duke fërkuar barkun e saj në rritje.

“Ne po rritemi !!! Kryesisht unë”,- shkroi ajo.

Duff dhe Koma kanë një vajzë 3 vjeçare,  Banks Violet Bair, dhe u martuan në maj 2019. Fëmija më i madh i Duff, djali Luca Cruz Comrie, është nga martesa e saj me ish-lojtarin hokej kanadez, Mike Comrie.

Aktorja ka qenë e hapur për betejat e saj me mëmësinë në të kaluarën. Në vitin 2019, ajo ndau një foto të saj duke ushqyer gji me vajzën e saj dhe shpjegoi sa e vështirë ishte të ekuilibroje ta ushqente me një karrierë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz hilary duff behet nene matthew koma hilary duff behet nene matthew koma

Sondazh

Poll