Art&Argëtim

Shpallet lista me makinat më të reja në BE, dominon Luksenburgu i cili ka një mesatare rreth 6,5 vjet

29 Mars 2021, 17:29 Nga DOSJA
Shpallet lista me makinat më të reja në BE, dominon Luksenburgu i

EUROPË– Flota e automjeteve motorike të BE-së po plaket nga viti në vit. Makinat e pasagjerëve tani janë mesatarisht 11.5 vjet të vjetra, furgona 11.6 vjeç, kamionë 13 vjet dhe autobusë 11.7 vjet.

Por Luksemburgu i cili njihet si një prej vendeve me të ardhurat më të mëdha për banor, ka makinat më të reja.

Në këtë vend, vjetërsia mesatare e makinave është 6 vjet e gjysmë, shumë larg mesatares në Bashkimin Evropian, që është 11 vjet e gjysmë.

Makinat e BE-së tani janë mesatarisht 11.5 vjeç. Lituania, Estonia dhe Rumania kanë flotat më të vjetra, me automjete më të vjetra se 16 vjet. Makinat më të reja mund të gjenden në Luksemburg (6.5 vjet) dhe Austri (8.3 vjet).

Sipas Acea.be, mosha mesatare e automjeteve të lehta komerciale në BE është 11.6 vjet. Ndër katër tregjet kryesore të BE-së, Spanja ka flotën më të vjetër të furgonëve (13.0 vjet), e ndjekur nga afër nga Italia (12.6 vjet).

Kamionët janë mesatarisht 13 vjeç në Bashkimin Evropian. Të moshës më shumë se 21 vjeç, kamionët grekë janë më të vjetrit në BE. Kamionët më të rinj janë në Austri (6.4 vjet).

Mosha mesatare e autobusëve në rrugët e BE-së është 11.7 vjeç. Autobusët më të vjetër mund të gjenden në Greqi (19.9 vjet), ndërsa më të rejat janë në Austri (4.8 vjet).

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kuriozitete kuriozitete luksenburg makinat ne be luksenburg makinat ne be

Sondazh

Poll