Art&Argëtim

ITV gati të transmetojë pjesën e papublikuar të intervistës së bujshme të Princ Harryt dhe Megan Markle me Oprah Winfrey

29 Mars 2021, 13:14 Nga DOSJA
ITV gati të transmetojë pjesën e papublikuar të

SHBA– Intervista e Megan Markle dhe princ Harryt me moderatoren Oprah Winfrey ende është e freskët me deklaratat të cilat shkaktuan jo pak polemika.

Intervista e cila zgjati rreth 2 orë tregoi disa anë të jetës në pallatin mbretëror të çiftit, sipas të cilëve ata u detyruan të largohen njëherë e përgjithmonë.

Por sipas Mirror, ajo që u transmetua nuk ishte e gjithë intervista pasi në total janë regjistruar rreth 3 orë e 15 minuta, dhe ITV dëshiron të publikojë edhe pjesën tjetër të intervistës.

Më shumë se 90 minuta nuk janë transmetuar, dhe ndihmësit e pallatit kanë frikë se mund të përfshijë zbulime të dëmshme.

ITV pagoi 1 milion paund për të drejtat e programit origjinal, por burimet thonë se kjo mbulonte vetëm pjesën e transmetuar në SHBA. Biseda u transmetua në 70 vende duke mbledhur miliona dollarë, por Harry dhe Meghan thuhet se nuk ishin paguar.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz intervista e princ harry dhe megan markle intervista e princ harry dhe megan markle

Sondazh

Poll