Art&Argëtim

PAMJE TË RRALLA/ Kur 35-vjeçari Bashkim Fino shkonte në zyrën e Berishës, për t’u bërë kryeministër

29 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
PAMJE TË RRALLA/ Kur 35-vjeçari Bashkim Fino shkonte në

TIRANË– Bashkim Fino, ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës, ishte i vetmi person që u pranua nga Berisha, për të qenë kryeministër i një qeverie të pajtimit kombëtar. Dosja.al jus jell sot videon me momenti kur Fino shkonte në zyrën e Berishës për t’u bërë kryeministër.

Këtë post, Fino e mori në vitin 1997, i cili ka qenë një ndër më të vështirët në historinë e Shqipërisë. Vetëm 35 vjeç, Fino mori në duar drejtimin e vendit në kulmin e një lufte të pazakontë civile.

Fino zëvendësoi Aleksandër Meksin e Partisë Demokratike, i cili dha dorëheqjen nga posti.

“Jugu dhe veriu janë të bashkuar në një gjë, ne do të përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të punojnë dhe të flasin me njëri-tjetrin për të qëndruar afër njëri-tjetrit dhe jo për të folur me gjuhën e tankeve dhe armëve. Kjo qeveri duhet të hapë një dialog me rebelët, për t’u kërkuar atyre që të dorëzojnë armët me iniciativën e tyre. Ne nuk mund ta bëjmë këtë duke dhënë urdhra,”- thoshtë Fino në atë kohë.

Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino bashkim fino ndahet nga jeta bashkim fino

Sondazh

Poll