Art&Argëtim

24 vite nga tragjedia e Otrantos! Tragjedia që u dënua vetëm me 5 vite burg, 81 shqiptarë u mbytën në Jon, 24 ende s’kan

28 Mars 2021, 13:48 Nga DOSJA
24 vite nga tragjedia e Otrantos! Tragjedia që u dënua vetëm me 5

VLORË– Sot janë mbushur 24 nga Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane.

Në bordin e anijes ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Nga viktimat, 24 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë.

Pas nisjes dhe kalimit në ujrat e Italisë anija “Kater i Rades” u përball me goditjet e  anijes luftarake “Sibilla”. Anija “Sibilla” iu afrua shumë anijes shqiptare, aq sa pasagjerët “Katerit” panë dy burra mbi urën e anijes, ku njëri prej tyre drejtonte një mitraloz dhe tjetri i bënte fotografi, e nga ana tjetër mbi kokat e tyre fluturonte një helikopter i marinës italiane, ku e gjithë ngjarja tragjike po filmohej nga lart.

Me dy goditje të forta të anijes italiane, anija shqiptare u përmbysur e gjitha. Ata që nuk dinin të notonin  u munduan të  hipnin mbi anije, por shumë gra e fëmijë u mbytën sepse nuk mundën dot të dilnin pasi ndodheshin në pjesët e brendshme të saj.

Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorrën nga fundi i detit anijen e mbytur,  “Kateri i Radës” ku brenda saj u gjenden disa prej të mbyturve.

Komandanti i anijes Sibilla u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa Komandanti shqiptar i anijes Kater i Radës me 3 vite burg. Por edhe pas kaq shumë vitesh familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi, pasi humbën tragjikisht njerëzit e tyre të dashur si shkak i sulmit nga anija italiane.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur 24 vite nga tragjedia e otrantos 24 vite nga tragjedia e otrantos

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Mars 2021, 09:48

E merrni dot me mend sa vjeç mbushi sot Lady Gaga?

Këngetarja me famë botëore Joanne Angelina Germanotta, e njohur si Lady Gaga  është një figurë jokonvencionale në muzikë dhe sot feston ditën speciale të lindje...