Art&Argëtim

Arjola Demiri e zhgënjyer nga PD: Ma mbylli derën në fytyrë, një nënë me 3 fëmijë në kushte shumë të vështira

28 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA
Arjola Demiri e zhgënjyer nga PD: Ma mbylli derën në fytyrë,

TIRANË – Aktorja, Arjola Demiri, ka folur në lidhje me për pjesmarrjen e saj në politikë ku dhe ka treguar arsyen se përse është kthyer me Partinë Socialiste.

E ftuar në Abcnews, Demiri ka thënë se më herët ka pasur bindje të djathta, por me kalimin e kohës është zhgënjyer shumë nga Partia Demokratike.

“Duke pasur një zhgënjim shumë të madh prej ata që kisha mbështetur, ku nuk gjeta asnjë derë të hapur. Unë zakonisht jam prirur që të pëlqej zgjedhjen e prindërve, dhe padashur jam ndikuar. Prita që të më ftonte Partia Demokratike në fakt. Më thirrën dhe më thanë ‘do na japësh votën’, por unë i thash ‘më vjen keq por votoj në Tiranë’ dhe kam votuar njëherë në jetën time dhe atë votë ja kam dhënë Partisë Demokratike. Duke qenë se nuk gjeta asnjë derë të hapur për të më mbështetur mua në situatën në të cilën ndodhesha, se i bie jo vetëm interes, që ti kur ke interes për mua vjen më troket në derë dhe ke gjithë mbështetjen e një fare fisi shumë të madh qoftë nga ana e mamit qoftë nga ana e babit. Prita që do më bënin një ftesë por rrethi ishte ngushtuar. Ftesa e Partisë Socialiste ishte që Arjola na duhet një vajzë si ti dhe thash po menjëherë. Ndërsa Partia Demoraktike pasi më kishte mbyllur disa herë derën në fytyrë, një nëne me 3 fëmijë në kushte shumë të vështira”, është shprehur Arjola Demiri.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz arjola demiri arjola demiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 28 Mars 2021, 09:48

E merrni dot me mend sa vjeç mbushi sot Lady Gaga?

Këngetarja me famë botëore Joanne Angelina Germanotta, e njohur si Lady Gaga  është një figurë jokonvencionale në muzikë dhe sot feston ditën speciale të lindje...